GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha tregon të preferuarin e Ramës për kreun e SPAK

12:45 - 16/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i Braçes për largim nga PS, Rama: Hani një lugë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama po bën një betejë të turpshme me ambasadoren amerikane, Yuri Kim për të zgjedhur Edvin Kondilin në krye të SPAK.

Berisha tha nga selia blu se nuk i takon një kryeministri se kush qëndron në krye të SPAK, teksa shton se po e asgjëson institucionin e lartë me ndërhyrjen e tij.

“Kurrë në histori, as në romane, nuk mund të gjeni një betejë të turpshme midis një kryeministri dhe një ambasadori që në ligj nuk kanë lidhje me emërimin e kryetarit të SPAK. A keni dëgjuar ndonjëherë betejë të kryeministrit në emërtimet e prokurorit të përgjithshëm? Kurrë. Kjo është historia më e turpshme. Ç’punë ka një kryeministër se kush emërohet në krye të SPAK? Ka vetëm dosjen e tij, dosjen e djegësve ku ka firmosur Edi Rama dhe prandaj ai përpëlitet dhe bën këtë figurë të turpshme. Me ligj kryetari i SPAK ka vetëm një funksion, të ndajë dosjet, nuk i ndërhyn dot prokurorit.

Bota e krimit drekon dhe darkon prej dy muajsh me eksponentë të krimit të organizuar në Shqipëri që janë në Parlament. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur kjo. Drejtorit të SHISH që e ka emëruar vetë ia mbyll derën si bandit. Për organin e akuzës thotë “o Kondili o rafsha e mos u vrafsha”. Po e asgjëson këtë institucion.

Të thërrasësh Aldo Bumçin për një falsifikim të bërë, vetëm e vetëm se gjoja po heton Sali Berishën apo djalin e tij është turp kombëtar. SPAK po sillet si repart i turpshëm i Edi Ramës dhe i Taulant Ballës”, tha Berisha.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gijotina.com raportoi ekskluzivisht se Edi Rama ka ndërhyrë për të emëruar të preferuarin e tij Edvin Kondilin në krye të SPAK, në mënyrë që të lëvizë “fijet” e institucionit të lartë, sipas dëshirës së tij.

Etiketa: berishaKondiliRamaSpak

Lajme të lidhura

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Para
Dikur: Edhe bukë edhe cirk!

Kiko sensibilizon Shqipërinë për mëzin që hëngri ujku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26

Opozita ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare më 17 prill në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com