GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha u mor i pandehur nga SPAK për dosjen “Partizani”, reagon për herë parë Meta

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhja e Presidentit të ri ‘përçan’ Berishën dhe Metën: Firmosi dekret jashtë vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë kaluar 24 orë nga marrja si i pandehur e Sali Berishës nën akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, për vendimin e SPAK që po heton dosjen “Partizani” është prononcuar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Meta e quan SPAK-un një organizatë kriminale mercenare dhe e akuzon kreun e saj se Berishën e ka marrë të pandehur duke mos u bazuar në prova.

Sipas kreut të Partisë së Lirisë vendimi është i diktuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e planit për të lënë vendin pa opozitë zyrtare.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale mercenare, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, për të marrë të pandehur pa prova, pa dëshmi, pa fakte dhe pa dokumente, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse një akuzë e mirëfilltë politike e diktuar dhe e paracaktuar nga Edi Rama, në funksion të agjendës së tij elektorale, me qëllim asgjësimin me çdo mjet të opozitës, të demokracisë dhe të pluralizmit politik”, shprehet Meta.

I irrituar me vendimin e SPAK, Meta e cilëson atë “shërbim të verbër ndaj narkoshtetit për të goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur hapur korrupsionin skizofrenik dhe lidhjet e tmerrshme kriminale të Edi Ramës”.

“Është një poshtërim flagrant i sistemit të drejtësisë dhe integritetit të tij, si edhe një tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë ulëritëse për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta. Është ky SPAK që as nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, jo vetëm për çështjen e Sali Berishës por edhe për shumë çështje të tjera ku firmat e tij janë hedhur mbi afera kriminale”,cdeklaron Meta.

Për Metën privatizimin e ish-kompleksit Partizani e ka nisur qeveria socialiste e kohës, kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në truall ndërtimi është bërë nga Edi Rama, në kohën kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, por emri i kryeminisyrit nuk përmendet fare në dosje.

“Në rastin e ndërrimit të destinacionit të “Klubit Partizani” ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Sali Berisha, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato.  Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini”.

Etiketa: Ilir MetaSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë
Aktualitet

‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

14:00 - 08/06/26
Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ruli: I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ruli: I kisha thënë presidentit të klubit Partizani se ky proces do të shkojë në favor të pronarëve

13:42 - 08/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Nga investimet strategjike te Paketa e Maleve, Partia Demokratike dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve

13:14 - 08/06/26
Para
Humb jetën 69-vjeçari në plazhin e Pishporos në Fier

Vlorë, i moshuari i jep fund jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, rriten menjëherë çmimet e naftës

15:29 - 08/06/26

Çmimet e naftës bruto u rritën pas përshkallëzimit të ri Iran-Izrael. Televizioni shtetëror iranian raportoi zhurmën e shpërthimeve që u...

Lexo më shumë
Sulmi i Iranit mbi Izraelin, reagon Berisha: Agresion i hapur

Bie sërish propozimi i Trump për paqe, sulme të reja mes Iranit dhe Izraelit

15:03 - 08/06/26
Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera

Regjistrohen të shtëna pranë kampit të Anglisë, “kërcënohen” edhe dy kombëtaret e tjera

14:46 - 08/06/26
UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës

UEFA s’i ndahet arbitrave të Superiores, ja kujt i besohet ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Anglisë dhe Ukrainës

14:25 - 08/06/26
‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

‘E veshën me fund e taka’, Rama poston Videon duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

14:00 - 08/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom Girişcasibomultrabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş