GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha u ndan detyrat deputetëve: Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’

14:07 - 14/06/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha u ndan detyrat deputetëve: Ndiqni seancat në Kushtetuese për ‘Butrintin’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të ndjekin çdo seancë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të gjykohet çështja e Butrintit.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Berisha tha se mafia në pushtet kërkon të marrë 800 hektarë tokë nga Butrinti.

Ai shtoi se pushtetarët kanë përcaktuar edhe vendet se ku do të ndërtojnë vilat e tyre në Butrint.

“Një nga çështjet shumë të rëndësishme që do të sjell sot në vëmendjen tuaj është Gjykimi në Gjykatën Kushtetuese i njërës prej aferave më të mëdha korruptive që është ajo e Butrintit. Zotëri deputetë jeni të lutur të ndiqni çdo seancë. Kemi të bëjmë me një aferë të tmerrshme në të cilën shkatërrohet në mënyrë përfundimtare parku i Butrintit. Në të cilën mafia shqiptare merr mbi 800 hektarë në Kepin e Stillës dhe zona të tjera, i shkëput nga qyteza. E tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë. I implikuar fund e krye këtu është fondacioni shqiptaro-amerikan. Gjatë periudhës së qeverisjes tonë kemi zgjeruar rrugën e Butrintit, sepse rrezikohej për aksidente.

Ai park në tërësinë e vetë është pasuri botërore në UNESCO, është pasuri përrallore e shqiptarëve. Nëse mendojmë që të mos shkatërrojmë çdo gjë vetë, por tua lëmë brezave të ardhshëm. Tani duan ta shkatërrojnë. Janë me dhjetëra mafiozë me pushtet që kanë përcaktuar ku do të ndërtojnë vilat. E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme këtë mbrojtje. Unë kam patur marrëdhënie shumë të mira me presidentin e fondacionin, por mbeta i zhgënjyer kur e dëgjova që të thoshte për zërin e Amerikës se çfarë bëri qeveria me pjesën që u shkëput nuk është puna ime. I them që ajo është puna e shqiptarëve. Parku i Butrintit, njëlloj si Porti i Durrësit, janë vlera të përjetëshme të kombit shqiptar. Ne natyrisht do të bëjmë çdo përpjekje me institucionet ndërkombëtare që të mbrojmë interesat”, u shpreh Berisha.

Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj kreut të Autoritetetit të Konkurrencës, duke thënë se ai e ka asgjësuar këtë institucion.

Teksa i kujtoi deputetëve të PD-së se Denar Biba do raportojë në seancës e së enjtes në Kuvend dhe “nuk duhet ta kursejnë”, Berisha theksoi: “Mori postin se shpërblente Ramën, e ka vendin në burg për vjedhjet që ka bërë”.

“Nesër vjen para jush, Denar Biba është një njeri, që e morën e vendosën në krye të Prokurimeve, ky vendin e ka absolutisht në burg për vjedhjet dhe punën e tij. U dërgua, sepse shpërblente Ramën, dhe s’kishte çfarë i bënte, e dërgoni tek Konkurrenca për të shuar çdo shpresë në këtë autoritet. E ka asgjësuar këtë autoritet, edhe këtu nuk duhet të kursejmë”, u shpreh ish-kryeministri.

 

 

 

Etiketa: berishaburtrintKryesore1

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Rëndohen shifrat/ Gati gjysma e popullsisë në prag të varfërisë në Shqipëri

Rëndohen shifrat/ Gati gjysma e popullsisë në prag të varfërisë në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë periudhën e lënies në...

Lexo më shumë
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com