GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha uron shqiptarët për vitin 2025: Të firmosim së bashku rotacionin

17:49 - 31/12/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha uron shqiptarët për vitin 2025: Të firmosim së bashku rotacionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2025.

Me anë të një video mesazhi të publikuar në Tik Tok, kryetari i PD-së ka uruar shqiptarët për një vit sa më të mbarë dhe ka bërë thirrje për bashkim që të gjithë të firmosin rotacionin politik në 11 maj.

“Pak orë na ndajnë nga viti i ri 2025 dhe nga zemra ju uroj, kudo që jeni, Gëzuar vitin e ri 2025’, tha në mesazhin e tij kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, pak orë na ndajnë nga viti i ri 2025, ndaj dhe nga zemra, ju uroj ju kudo që festoni sonte, në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokë, në klube, restorante, në udhëtime, spital dhe institucione të vuajtjes së dënimit, Gëzuar Viti e Ri 2025.

Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025.

Në të vërtetë vitin 2025 nis me një ndryshim të madh. Në Washtingon pas 3 javësh, inaugurohet pushteti i ri i Donald Trump i dalë nga zgjedhjet presidenciale. Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin triumfit të ekstremit të majtë në SHBA, bllokoi një agreson të vërtetë të identitetin njerëzor, gjinisë, pse jo dhe familjes.

Viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqe ku konflitet e ndezura do të shuhen. Pra pritet një vit plot shpresa kudo në botë, po kështu edhe në Shqipëri. Dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj, më të keqpaguar në Europë. Nuk mund të jetë më Shqipëria vendi ku nxënësit e shkollave vriten në shkallën më të lartë. Varfëria troket në cdo derë.

Shqipëria 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj, nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit dhe censurës, e ndalimit të mediave sociale.

Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektura. Shqipërinë e 12 viteve që lam pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët, rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për tu realizuar në vendin e tyre. E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri, pensionistët që prekën mjerimin, fermerët që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste, e vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme për shumicën dërruese të shqiptarëve, në një mënyrë ose tjetër mund të kenë venitur edhe shpresat, por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi mëi madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura. Ndaj le të bashkohemi që në vitin 2025, të krijojmë një front të gjërë për të firmosur së bashku rrotacionin, ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë dhe integrimit të vendt në BE.

Lajme të lidhura

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend
Breaking Views

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para
Fituesit dhe humbësit/ Cilët liderë evropianë u ngritën dhe cilët ‘dështuan’ në vitin 2024?

Fituesit dhe humbësit/ Cilët liderë evropianë u ngritën dhe cilët ‘dështuan’ në vitin 2024?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masa të ashpra për incidentet e dhunshme të regjistruara në dy prej ndeshjeve të...

Lexo më shumë
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com