GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Veliaj aplikoi modelin e padëgjuar të vjedhjes 100% të buxhetit në Bashki

18:40 - 14/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Veliaj aplikoi modelin e padëgjuar të vjedhjes 100% të buxhetit në Bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak në selinë e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se Erion Veliaj është njeriu që aplikoi në Bashkinë e Tiranës vjedhjen 100% të buxhetit.

Pjese nga fjala:

Erion Veliaj aplikoi modelin e padëgjuar të vjedhjes 100% të buxhetit në Bashkinë e Tiranës. Prish pallate për të ndërtuar pallatet me dy fish kate për tu bërë miliarder me pallatet me xham dhe kristal.

Pra, u zbulua një nga një lidhjet e forta të krimit me bandat shqiptare në Dubai.

Pra, u zbuluan një nga një lidhjet e forta të krimit, filluan nga Edi Rama me Sinaloan e Meksikës.

Me bandat shqiptare në Aruba, në Dubai.

Për të mos thënë pastaj me Taulantin dhe kompani.

Pra, u ndala në këto për të thënë se opozita qëndroi, pavarësisht nga të gjitha format e presioneve, ajo i bëri gjyqin qytetar me dokumente kësaj qeverie.

Pse po ndalem në këtë? Po ndalem në këto sepse tani ne jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe tani jemi në kushte të pakrahasueshme.

Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar, të demaskuar, të frikësuar gjer në palcë për krimet që ka kryer, për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë, jo nga ne, por nga vetja e tyre.

Nga ana tjetër është opozita, e cila thashë, edhe në kushtet më të papërshtatshme, fitoi 600 mijë vota. Opozita, e cila shkon ne sigurt drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Kemi përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve.

Se si e si të mund të kapin peng njëri-tjetrit.

Të dashur miq, kur unë u deklarova 3 javë më parë se Velica e famshme e Harabelit, 4 ditë para se ta bastisnin, i tha shoqes së vet, le të guxojë Edi Rama se Erion Veliaj për tre orë e merr vete, dhe koha provoi se nuk iu deshën tre orë, por brenda 36 orëve, Erion Veliaj e mori me vete. Kjo është e vërteta.

Erion Veliaj me dosjen Zaho Koka apo me dosje të tjera, ato nuk i di unë fare, por di një gjë, që djegësin e Tiranës e kanë vjedhur së bashku, 130 milionë euro.

Di një gjë tjetër, që në këtë tokë nuk ka njeri që di më shumë për gjobat e Edi Ramës për ndërtimet sa ç’di Erion Veliaj. Nuk ka kryeministër në planet që të firmosë lejen për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë si Edi Rama. Të gjobisë për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë.

Këto Erion Veliaj i ka të regjistruara të gjitha.

Ndaj dhe nga një të persekutuar totalisht, që e shihnin si lebros, tani e marrin në krah dhe shkojnë në Itali dhe vende të tjera me të. Kërcen Rama nga sevdaja i thonë kësaj. Po këto janë punët e tyre.

Natyrisht këto janë edhe avantazh për ne, nuk mund të themi jo.

Tani nuk ka paqe midis tyre, jo.

 

Etiketa: berishaVeliaj

Lajme të lidhura

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit

08:01 - 04/02/26
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik
Breaking Views

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali

22:23 - 03/02/26
Para
Elbasani para sfidës me Teutën, flet trajneri: Situatë pozitive, grupi është i motivuar

Elbasani para sfidës me Teutën, flet trajneri: Situatë pozitive, grupi është i motivuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit

08:01 - 04/02/26

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026

07:35 - 04/02/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

07:28 - 04/02/26
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh

23:29 - 03/02/26
“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

“Gjyqtari i GJK, Asim Vokshi kundër shtyrjes së vendimit për Ballukun”, Klodiana Lala: Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik

23:19 - 03/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com