GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Veliaj është monstra e zgjedhjeve, shndërron votën në krim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Veliaj është monstra e zgjedhjeve, shndërron votën në krim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka akuzuar Erion Veliajn se është monstra e zgjedhje.

Berisha tha se, ai është njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.

“Nesër në ora 11:00, guximtarët, misionarët, luftëtarët e lirisë dhe të dinjitetit do të bëjnë atë që do bënte çdo evropian i qytetëruar, do i japin përgjigje.

Atë përgjigje që do jepte çdo popull evropian i poshtëruar nga një armik faqezi si Erion Veliaj.

Po cila përgjigje, miqtë e mi?

Ka vetëm një përgjigje: zemërim, zemërim, zemërim!

Vetëm zemërimi i drejtë i qytetarëve është përgjigja ndaj Erion Veliajt sepse vetëm ne jemi shpresa e qytetarëve të Tiranës.

Vetëm ne do shpëtojmë Tiranën!

Të dashur miq, le t’i shohim pak alternativat tjera.

Të shtrojmë pyetjen: a ikën Erion Veliaj me votë?

Po si do ikë ai me votë, kur u faktua se paratë e taksapaguesve, miliona euro, i vjedh 100 përqind me drejtorët e tij dhe përdor pastaj për të blerë votat dhe dhunuar zgjedhjet.

Pra, Erion Veliaj është monstra e zgjedhjeve. Njeriu që me sistemin përreth tij, shndërron votën në krim dhe krimin në votë.

Po mirë, a do e largojmë pas këtyre qindra fakteve, e ashtuquajtura drejtësi e re, Erion Veliajn?

Miq, kjo drejtësi, Spaki i famshëm i Edi Ramës dhe Altin Damanit, jo vetëm që nuk e arrestojnë Erion Veliajn, as nuk guxojnë as ta pyesin, as ta hetojnë, sepse siç u tha ai, në qoftë se u kujtohet një vit më parë, ai u bën atyre atë dhe këtë që nuk më bën goja ta nxjerrë. E kuptoni vetë dmth…

Po pse u thotë ai se u bëj atë dhe këtë? Sepse i ka bukos me leje ndërtimi, me shtesa katesh, me apartamente për vete dhe akrabanë.

Prandaj ata as nuk guxojnë, pranojnë vetëposhtërimin publik, pranojnë të paraqiten para qytetarëve si dhunues të ligjit dhe faqezi, si njerëz pa asnjë moral për të drejtën dhe ligjin dhe nuk guxojnë kurrë ta vendosin nën hetim Erion Veliajn.”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
Skandal/ Ndërtuesi shet apartamentin dy herë në të njëjtin noter

Skandal/ Ndërtuesi shet apartamentin dy herë në të njëjtin noter

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com