GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-Veliajt: Nuk të shpëton dot fustani i gruas apo Basha

12:14 - 13/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-Veliajt: Nuk të shpëton dot fustani i gruas apo Basha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, ish-Kryeministër dhe kreu i demokratëve, përmes rrjeteve sociale, ka reaguar lidhur me deklaratat e një dite më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, sa i takon kullës “Mali i Tiranës” që do të ngrihet në lulishten pas TOB.

Berisha në reagimin e tij shprehet se Veliaj bëri një vetëvrasje politike, ndërsa e paralajmëron kryebashkiakun se nuk do të mund të shpëtojë nga fustani i gruas dhe aq më pak Lulzim Basha.

Në reagimin e tij, Berisha nuk nguron të tallet me Bashën, për të cilin thotë se Veliaj e u mori me qera nga Balla, pa lejen e Edi Ramës.

“Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive”, shkruan Berisha.

Postimi nga Berisha

Erion, dje bëre suicid politik!

Nuk të shpëton dot as fustani i gruas dhe aq më pak Lul Brava.

Të dashur miq, dje Erion Veliaj në betimin tek Bolino, se ishte dorë jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, me të cilin kërkonte të mbulonte vjedhjen e shekullit, përdori dy argumenta, njërin më fatkeq se sa tjetrin. Mirëpo me këto argumenta me të cilat ai u rrek të shpërfaq pafajsinë e tij, në fakt vetëm sa provoi se e njeh veten të djegur dhe shkrumbuar nga flakët e djegësit të tij, si dhe të bëre petë nga pesha e malit të shpifjeve që ngriti me hordhinë e gjobvënësve në mediat që kontrollon.

Le t’i shohim me rradhë:

Argumenti i parë:

Ai dje tha: Eri dhe Rama janë të pandarë sepse vetëm atyre Berisha ju sulmon gratë. Ne fakt këtu qerratai i përgjërohej jo vetëm Ramës, por edhe Lindës. Por harroi se fshehja pas fustanit të zonjës jo vetëm provon shkallën ekstreme të implikimit të tij në dy aferat, por edhe se është pa asnjë shpresë. Lidhur me këtë argument e siguroj Erion Velinë se unë, gruan tij edhe të Ramës i respektoj me një kusht të vetëm që ato të zbatojnë ligjet dhe jo të qëndrojnë mbi ligjet e vendit si burrat e tyre.

Argument të dytë që paraqiti Veliaj për dorëjashtësinë e tij ishte Lul Brava, urithi gjigand që ngriti Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës. Mirëpo këtu gaboi më rëndë se me krahasimin e bashkëshortes së tij me Zonjën Rama dhe jo vetëm provoi se nuk është dorë-jashtë në Malin e Shpifjeve për Malin e Tiranës, por gjuajti veten keq nën brez. Kjo sepse Lul Bravën në nxitim e sipër e more me qera nga Balla me sa duket pa pyetur Ramën dhe këtu shkeli në dërrasë të kalbur. Ai me këtë më shumë se me krahasimin fatkeq të zonjave revoltoi fort Ramën. Në fakt Rama ka të drejtë. Mbasi sipas një kodi të lashtë dalëzotësi i vetëm i pengut është pengmarrësi, ndaj dhe atë nuk mund ta prekë kurrë njeri pa lejen e tij, madje sipas këtij kodi nuk mund t’i prekësh kurrë as shërbëtorin zotërisë sepse dihet se ç’ përfaqëson shërbëtori i dy zotërive.

Si përfundim mund të themi se Lal Djegësi me  argumentat që renditi dje tek Bolino vëtem sa deshmoi panikun, tmerrin që përjeton i pashpresë midis flakëve shkrumbuese të djegësit të Lal Erit dhe Malit të Shpifjeve të Malit të Tiranës që e ngriti vetë duke i marrë si argat Bravën pa lejen e Ramës. Me këto dy argumenta dje Erion Veliaj beri nje suicid politik të vërtetë gushti. RIP. Amin. #sb

Etiketa: berishaKryesore1perplasjaVeliaj

Lajme të lidhura

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Para
Gjobëvënia 200 mijë euro, zbardhen detaje të reja. Dyshime se …

Gjobëvënia 200 mijë euro, zbardhen detaje të reja. Dyshime se …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com