GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha vendos bufin në tavolinë: Simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument

14:18 - 28/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha vendos bufin në tavolinë: Simbol i mençurisë dhe vendimit, injoranca e Ramës nuk është argument
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Edi Ramës, duke vendosur në tavolinën e tij bufin, një simbol që siç theksoi lideri demokrat, personifikon mençurinë. Duke folur në konferencën me gazetarët, Berisha tha se vendimi për të vendosur bufin në tavolinë, bëhet me qëllim që të gjithë ta dinë se çfarë varfërie kulturore ka Rama që e citon, duke shtuar se injoranca e tij nuk është argument. “Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf, sa kohë që bufi është  simbol i fuqisë mendore”, theksoi Berisha.

Lideri demokrat u shpreh në konferencë se, “një Shqipëri madhështore drejt BE është Shqipëria në të cilën qytetarët kanë të garantuara liritë dhe të drejtat e tyre themelore. Shqipëria në të cilën shteti ligjor i barazisë para ligjit dhe ku asnjë njeri nuk është mbi ligjin. Shqipëria në të cilën të drejtat dhe liritë e individit respektohen në të gjitha rrethanat dhe janë moto e pandryshueshme e qeverisë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e garës së barabartë në të gjitha fushat”.

Berisha tha se Shqipëria është larguar nga Evropa, ndërsa prodhimi vendas është një tregues i qartë për këtë. Ai shtoi se Shqipëria ka humbur nga viti në vit gjatë kësaj periudhe pozicionin e saj në rajon për prodhimin, në raport me prodhimin mesatar të BE. Sipas Berishës, shndërrimi i Shqipërisë në një epiqendër të fuqishme të prodhimit të energjisë është projekti që çel dyert e Europës.

Gjatë konferencës për mediat, Berisha ka prezantuar logon e fushatës së ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, me të cilën do të shkohet të sigurt në fitore për zgjedhjet e 11 majit. Teksa komentoi numrin 1 që i përket këtij koalicioni në fletën e votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë 1-shin.

 “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari.  Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”.

Kreu i PD konfirmoi pjesëmarrjen dhe fjalimin që do të mbajë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia të Spanjës. Interesimit të gazetarëve rreth fokusit të fjalimit në PPE, Berisha tha se do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Ajo është një ngjarje shumë e madhe, për jetën e Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike, si anëtare e asociuar që është e kësaj organizate”, u shpreh.

Ndërkaq e ka cilësuar si një ngjarje madhore për vendin dhe mbështetje e madhe për votën e  lirë, seancën dëgjimore në Parlamentin Europian që do të zhvillohet në 8 Prill në Bruksel. Në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se kjo seancë, presim që PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre.

“Sigurisht ne informojmë parlamentin për të gjitha zhvillimet antiligjore, për të gjitha shkeljet e tmerrshme madhore që ndodhin këtu me Kodin Zgjedhor, për të gjithë aktivizimin e bandave”, theksoi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste
Aktualitet

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij
Aktualitet

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26
Para
Zhduket e mitura në Tiranë, babai ‘ngre alarmin’ në polici

Të shtëna në Kamëz, plagoset i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja
Aktualitet

Berisha: Ftoj çdo socialist ta heqim Ramën, kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja

13:40 - 28/02/26

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, lideri opozitar Sali Berisha deklaroi se protesta dhe kryengritja paqësore e opozitës...

Lexo më shumë
Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

13:24 - 28/02/26
Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët  janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

Berisha: Kryeministri është në agoni, shqiptarët janë më të gatshëm se kurrë të rrëzojnë regjimin e tij

13:09 - 28/02/26
“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

12:40 - 28/02/26
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

12:14 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com