GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me Charles McGonigal

20:13 - 30/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha vendos te karrigia e Ramës foton me Charles McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Këto i interesojnë medias por ato mungojnë në sallë. I paske hequr mediat, keni frikë dhe tmerr nga mediat ju”, tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se  shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Berisha u shpreh se se qytetarët gëzojnë të drejtën e një procesi gjyqësor të drejtë.

Kreu i opozitës, Sali Berisha tha se duke qenë se kjo e drejtë nuk ka funksionuar, ka sjellë si pasojë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, 180 vrasje, 220 plagosje dhe qindra vepra të tjera penale. Kryedemokrati tha nga Kuvendi se të drejtat themelore të njeriut janë të “humbura” dhe inekzisente në këtë vend.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë. Zonja dhe zotërinj. Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur, dhe të drejtat më themelore të njeriut jo të gjitha, por disa më kryesoret faktikisht janë të humbuara, janë inekzistente. Sot me të drejtë janë trajtuar në raport, paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar, për një proces të ligjshëm. Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’. Një situatë dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë. Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, 16 vite dhe nga vjet gjer sivjet, në fakt zonjë e nderuar, kjo është për të qarë, jo për të qeshur.

Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, sepse buzëqeshja e njeriut duhet pranuar nuk ka të keqe, por problemi është se, kur mendoj unë që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë. Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale. Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar.
Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht. Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore. Edhe në perandorinë otomane e kanë gëzuar, ka qenë ligji perandorak. Edhe në kohën e principatave e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot.” tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…
Aktualitet

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit
Aktualitet

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Para
Denoncojnë qytetarët/ Parkimet problematike në Fier, policia nis pastrimin e lagjeve

Denoncojnë qytetarët/ Parkimet problematike në Fier, policia nis pastrimin e lagjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Rudina...

Lexo më shumë
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26
Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

17:53 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com