Kryedemokrati Sali Berisha kritikoi ashpër Edi Ramën dhe Erion Veliajn, duke i quajtur ata si hajdutë dhe duke akuzuar për pastrim parash dhe vjedhje të fondeve publike.
Berisha përmend raste specifike, si 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe 100 milionë euro për sterilizimet, të cilat, sipas tij, janë shpërdoruar dhe zhdukur në llogaritë offshore. Ai i fton qytetarët që të refuzojnë dhe të kundërshtojnë këto individë, duke theksuar se ky është një regjim që ka vjedhur dhe ka shpërdoruar pasurinë publike. Berisha nënvizon se qeveria e drejtuar nga Rama ka dështuar dhe ka shkatërruar besimin te institucionet e shtetit.
Fjala e Berishës:
Për të kuptuar se ç’përfaqësojnë këta moralisht, u ftoj të lexoni reagimin që ka bërë Lal Vjedhësi sot ndaj kërkesës sime që në rast se ai nuk kthehet, Edi Rama të japë dorëheqjen.
Kaq ishte kërkesa.
Por ky është i shkonfiguruar, ky është i pakallur dhe kanë meritë të jashtëzakonshme qytetarët e Tiranës, që pikërisht në të 40-tat e tij, e kallën.
E varën në shtyllën e turpit të mbarë Europës.
Nuk ka sot një kryebashkiak që të jetë i bërë zift i zi si ai me vjedhjet që ka kryer.
Tani, mendoni ju se ai është i vetëm. Absolutisht, kudo t’i prekësh, këta drejtues njësoj si ai janë.
Por Edi Rama është më i madh se ai.
Po Lubi Balluku që ndërton 13 kilometra rrugë me 14 kontrata.
Po të gjithë këta kudo që t’i kapësh.
Atëherë, të deleguarit e tyre kudo që t’i shihni, do t’i gjuani me zezë, do t’i gjuani me domate.
Hajdutë, nuk keni vend, shkoni në punën tuaj.
Se po të shkoni tani në bashkinë e Tiranës, ua them unë ju, gjer para një muaj ata bënin rroftë Erion Veliaj, poshtë Edi Rama se donin ta shihnin Erin kryeministër se e dinin se do vidhnin edhe më shumë.
Tani, poshtë Veliaj, rroftë Blendi Gonxhe. Gonxhe është një hajdut i paimagjinueshëm.
Po, janë të sotme këto që u them.
Edhe tjetrën, ne bëmë opozitën. Radiografinë ua bëmë ne atyre. U treguam se çfarë janë këta, çfarë përfaqësojnë këta.
Këta kanë vjedhur qindra milionë.
Shtroni pyetjen vetes, ku shkuan 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Edhe ky Rakip Velia ka marrë para aty me strajcë.
Ku shkuan? Skapi i partisë nuk do t’ia dijë. Nuk ka kthyer një qindarkë nga 130 milionën euro.
Ku shkuan 100 milionë euro të sterilizimeve, për të cilët paguat 83 herë më shumë se sa t’i merrte Edi Rama me Ilir Beqën?
Të gjitha shkuan në bankat offshore dhe të fshehura në Dubai etj.
Asnjë qindarkë nuk gjendet nga Skapi i partisë.
Erion Veliajn e akuzuan për 4 akuza shumë të rënda, por asnjë fjalë për djegësin e Tiranës. Asnjë fjalë për 5D. Iku, por nuk e lëshojmë ne, se u jap fjalën e nderit që ato pasuri do u kthehen shqiptarëve. Vetëm TVSH e garderobës së Velicës janë gjetur 240 mijë euro fatura, çka do të thotë të paktën 1 milionë euro gardëroba e fustaneve, jo e këpucëve. Se këpucët dhe çantat pastaj shkojnë firifiu. Ai nuk ka çfarë të thotë se janë të gjitha të sistemuara në dosje këto.
Pra ne shkojmë besimplotë, shkojmë ballëhapur tek çdo qytetar shqiptar. Shkojmë të vendosur për një dialog të sinqertë, me programin që i jep përgjigjen më të mirë interesave të secilit. Por edhe denoncimit më të fuqishëm të këtij grupi hajdutësh që jo Shqipëria, por as Europa nuk i ka njohur kurrë më parë. Edhe njëherë u uroj gëzuar festat e këtij viti. Uroj që secili nga ne të trgohet në lartësinë e misionit të tij, të takojë çdo ditë, nga mëngjesi gjer në darkë, të njohurit, fqinjët, cilido dhe të bisedojë shtruar këto probleme që biseduam sot së bashku. Ju garantoj se me fuqinë e të vërtetës, ne do krijojmë kështu frontin më të gjerë që ka njohur Shqipëria kundër këtij narkoshteti, kundër kësaj narkodiktaturë, regjimi më i urryer sot në Europë. Rrofshi ju, rroftë Kamza, rroftë Shqipëria.
gijotina.com/
Discussion about this post