GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do keni fatin e Ramës”, Berisha: Olta Xhaçka e çoi burrin në SPAK sot, por trafikun e bënë bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për dhunë ndaj qytetarëve që po protestojnë jashtë Kuvendit kundër reformës territoriale. Nga foltorja e Parlamentit, ai kërkoi ndërprerjen e ndërhyrjeve të policisë dhe dëgjimin e kërkesave të protestuesve.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ku pritet të votohet reforma territoriale, Berisha e cilësoi Kuvendin si një “parzmore të dhunës”, duke pretenduar se forcat e rendit po ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve të mbledhur nga zona të ndryshme të vendit.

Kryedemokrati kërkoi që përfaqësuesit e protestuesve të lejohen të paraqesin shqetësimet e tyre në Parlament, duke theksuar se kundërshtimi ndaj reformës territoriale shkon përtej përkatësive politike.

“Parlamenti, një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer ndaj qytetarëve që sot protestojnë në mbrojtjen e Kushtetës së vendit. Një dhunë e paparë ka shpërthyer ndaj të rinjve, burrave dhe grave të mbledhur nga e gjithë Shqipëria. Kërkoj stop dhunës ndaj protestuesve, kërkoj që të pranohen dhe të dëgjohen në Parlament. Janë përfaqësues nga të gjitha partitë”, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i opozitës vijoi me akuza ndaj mazhorancës, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe deputeten socialiste Olta Xhaçka.

Berisha ngriti pretendime për lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa iu referua edhe SPAK-ut, pa paraqitur gjatë fjalës së cituar prova për këto akuza.

Në përfundim, ai paralajmëroi mazhorancën se, sipas tij, përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk do të ndalë kundërshtimin e opozitës ndaj reformës territoriale.

“E kuptoni se çfarë ndodh, ka 54 udhëtime të regjistruara me Begon e etij. A mund të kishte një vend në botë që mbante në Parlament shoqëruesin e një super trafikanti që i mori mbiemrin trafikantit. Ajo çoi burrin në SPAK sot…Olta. Jeni marrë, çdo ministër me kontrabandë, edhe vetë Olta. Ju garantoj që fatin e Edi Ramës do kesh, të ka marrë si letër të fundit…Këtij Demos ia kam fjalën dhe mendon se dhunë do t’i ndalë. Çfarëdo që të bëni nuk do të shpëtoni, jeni të marrë fund”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1xhacka

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit
Breaking Views

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Para
Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Përplasja në Kuvend/ Klosi: S’do merrni asnjë bashki në zgjedhje! Berisha: Ta ka blerë bixhozi votën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com