GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Xhorxh Soros është kryecensori i planetit, t’i ndalohet aktiviteti

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Xhorxh Soros është kryecensori i planetit, t’i ndalohet aktiviteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’

Ai ka hedhur akuza ndaj miliarderit George Soros. Sipas liderit demokrat, sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër.

Berisha deklaroi se Soros është miliarderi i vetëm që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës dhe së dyti korruptori kryesor në planet.

Kreu i PD-së tha dhe se Soros është kryecensori i planetit, pasi sipas tij, nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.

Berisha bëri thirrje që Sorosit t’i ndalohet aktiviteti jashtë SHBA-së.

“Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës.

Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit.

Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë.

Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo.

Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.

Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros.

Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.

Por kjo është një goditje për demokracinë.

Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet.

Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë.

Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni.

Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet.

Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive.

Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e  them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit.

Pse?

Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore.

Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm.

Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë.

Nuk është personale kjo që bëj, por dua të them të vërtetat. Qëndrimi i tij ndaj emigracionit, nxitja që i bën emigracionit është një nga politikat më ç’njerëzore të kohës, është një nga politikat më destabilizuese dhe për fat të keq, pavarësisht nga kjo, kjo politike e tij arrin të përkulë botën. Dhe kjo nxitje që i bëhet emigracionit është një faktor që nxit shumë të këqija të tjera. Nxit drama, racizma, fobira, dhe ai është promotor kryesor me miliardat e tij. Nuk është i vetëm.

Qëndrimi i tij i globalizmit ndaj familjes është një qëndrim shkatërrimtar për shoqërinë njerëzore. Përpjekja për të imponuar njërin realitet ndaj tjetrit, është tipike marksiste. Së fundi, meqenëse sot vendi im është një narkoshtet dhe republikë sorosiane, qëndrimi i tij ndaj drogës, përpjekja e tij në OKB për të kaluar rezoluta që të ndërpritet lufta kundër drogës, përbën në vetvete një inkurajim të madh për përhapjen e drogës, trafikut etj. Shqipëria u bë vendi i parë që e shndërroi në pothuajse politikë zyrtare kanabizimin e plotë të vendit. Shqipëria është vend unik në botë, në Europë pa diskutim që emëron 4 ministra të lidhur kokë e xhep me drogën, publikisht. Shqipëria nxiti me të gjithë pushtetin e vet, invadimin e saj nga trafiqet dhe droga.”, tha Berisha

Etiketa: berishasoros

Lajme të lidhura

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik
Aktualitet

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!
Aktualitet

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
Para
Kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës, njihuni me formacionet zyrtare Shqipëri-Gjeorgji

Kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës, njihuni me formacionet zyrtare Shqipëri-Gjeorgji

Discussion about this post

TË FUNDIT

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës
Aktualitet

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave...

Lexo më shumë
Qytetarët “përballë” partive, fryma ndëshkuese në zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet

14:26 - 13/05/26
Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

Qeveria miraton kompensim 50 lekë për litër karburant për transportin publik

14:06 - 13/05/26
Artikulli i Fox News, reagon Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama është një gangrenë, po e mban peng integrimin në BE me organizatën e tij kriminale

14:01 - 13/05/26
“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

“9 vende të BE kërkojnë shpjegime”, Balliu për Raportin e Integrimit: Shqipëria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni

13:47 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com