GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas kontrabandës së armëve.

Në një konferencë për mediat, ai theksoi se Ron Yeffet telefonoi disa herë kryeministrin Edi Rama gjatë kohës që SPAK ushtroi kontrolle në banesën dhe zyrat e tij.

Sipas kreut të PD-së, kompania e biznesmenit izraelit ka marrë gjer më sot 45 milionë euro nga buxheti i shtetit, si dhe dhjetëra miliona euro pronë shtetërore.

“Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale. Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se Padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë si burim tregtinë e armëve, kontrabandën e armëve.

Historia e të famshmit Roni Yeffet është histori personale e Edi Ramës. Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese.

Qytetari dixhital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fandaksur se nuk e besonte kurrë. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por në telefon nuk iu përgjigj njeri.

Sidoqoftë, këto janë çështje të drejtësisë dhe do i verifikojë drejtësia.

Ajo çka është për interesin direkt të qytetarëve se në një skemë mafioze të ndërtuar nga Rama, të mbështetur nga ai me ligje e vendime, Yeffet de facto kompanisë së tij nga buxheti i taksapaguesve shqiptarë janë dhënë gjer sot 45 milionë euro.

Janë dhënë dhjetëra milionë euro pronë shtetërore, përfshi këtu edhe pronat ku ishte e vendosur prej vitesh News24.

Përveç këtyre, ky grup mafiozësh shkon dhe plaçkit prona private të qytetarëve shqiptarë në Zall Herr, prona të fituara me të gjithë dokumentacionin, dhe ua marrin familjeve pronat duke u thënë se janë të shtetit.

Historia është shumë interesante, e turpshme.

Fillon në mënyrë identike si historia e sterilizimeve me një gërshërë të thyer dhe pinca të ndryshkura.

Kësaj here fillon me një podcast, ku një zonjë, që do ta quajmë tani e tutje Miss Autoblindi ose Arjeta Puca, dëshmon në studion e podcast-it të Edi Ramës se ajo bën mrekullira, se ajo prodhon makineri ushtarake të klasit ndërkombëtar, midis tyre edhe autoblinda.

Fill pas shfaqjes televizive të Ramës, njëlloj si në sterilizimet me pincat e ndryshkura dhe gërshërët e thyera, Miss Autoblindi na del në Kashar me një autoblind, makineri për ushtrinë dhe zotohet se ajo do të armatosë ushtrinë shqiptare.

Pas kësaj, Edi Rama miraton ligje dhe vendime për të ndërtuar këtë skemë piramidale të tmerrshme, por kësaj here kryekëput në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Kompania e famëziut Ardi Veliu, që u krijua për këtë qëllim, shpejt bashkohet me Roni Yeffet duke i dhënë atij 80 përqind të aksioneve, aksione të cila të bazuara në fonde publike dhe pronë shtetërore.

Imagjinoni ju, Roni Yeffet brenda natës bëhet pronar i të gjitha ndërtimeve që ekzistojnë në Shkozë apo në ish-kombinatin e traktorëve, bëhet pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

Bëhet pronar i tokave që plaçkisin në privat.

Që të gjitha shartimet që kanë bërë njëri me tjetrin me kompani të ndryshme nga më absurdet, duke shitur kompani me 1 euro, kompani me kapital 1.5 euro. I gjithë rrjeti i kompanive është në kundërshtim flagrant me standardet e përcaktuara për kompani të kësaj fushe.

Kompani me 1 euro, e cila sipas ligjit duhet të ketë 20 milionë euro kapital.

Dhe Piro Vengu deklaronte se kontratat i shqyrton komiteti i mbrojtjes, i cili kryesohet nga Padrinoja.

E vërteta është se vendi ka një komitet mbrojtje, i kryesuar nga kryeministri dhe i përbërë nga disa ministra, por e vërteta është se ministrat i kontrollonte Roni Yeffet dhe Edio Rama.

Prandaj kompanitë e rrjetit janë që të gjitha pa asnjë kriter, me një kriter të vetëm, të vjedhim, të vjedhim, të vjedhim”, u shpreh Berisha

Etiketa: berishaKryesore1Ramayeffet

Lajme të lidhura

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
Aktualitet

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Para
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, duke vlerësuar...

Lexo më shumë
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com