GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha zotohet: Teatri Kombëtar në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe po aty

13:40 - 21/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha zotohet: Teatri Kombëtar në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe po aty
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në prezantimin e programit të PD për kulturën, theksoi se kultura është një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar dhe duhet të ruhet dhe zhvillohet për brezat e ardhshëm.

Sipas Berishës, Partia Demokratike do bëjë gjithçka për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe të cultures, si dhe do të bëjë të mundur rindërtimin e teatrit siç ai ka qenë.

Deklarata

Një dimension tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm është dimensioni dixhital. Sot, bota dixhitale është bërë po kaq e fuqishme sa bota reale. Çdo injorim i saj, ti humbet një dimension dhe potencial shumë të madh.

Ndaj dhe në këtë drejtim ne do bëjmë gjithçka për shfrytëzimin e kapaciteteve të botës dixhitale në fushën e artit dhe të kulturës.

Ju ngritët me shumë të drejtë këtu rindërtimin e teatrit siç ishte.

Pa diskutim që kjo do të ndodhë. Nuk ka rast më klasik, më të shëmtuar të veprimit mafioz, të shtetit mafioz. Miq, ne vuajmë shumë nga një problem.

Vuajmë nga fakti se nuk realizojmë dot atë që thotë Samuel Hantington se më e keqja e diktaturave është diktatura e narkosit, e drogës se nuk respekton asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë rregull.

Kurse këtu shkel çdo ligj me transferimin e pronësisë. Shkelmon vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vazhdon si bandit ndërtimin me bekimin e padrinos, e një njeriu që tregon çdo ditë se nuk kryeson çdo gjë tjetër veçse një organizatë kriminale.

Pra, teatri në mënyrë të padiskutueshme do rindërtohet siç ishte dhe aty ku është.

Dhe unë i jap një paralajmërim atij që e ka marrë përsipër. Po ndërton në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Elementë delinkuentë si Erion Veliaj që është atje ku është dhe i garantoj se aty do shkojë Edi Rama, nuk mund të shërbejnë ty si justifikim për të pushtuar truallin dhe për të ndërtuar.

Duhet të kesh një sens në veprimtarinë tënde. Ju garantoj se statusi i artistit dhe me përcaktime të qarta, do të jetë një nga ligjet më të rëndësishme dhe të parat që do miratohet.

Kujtimi përmendi një vendim qeverie që u dha një trajtim të diferencuar artistëve, por për fat të keq ai vendim ishte gjysmak se ai vendim duhej të shtrihej tek të gjithë artistët, për t’i mbrojtur më shumë.

Nuk ishte problem buxheti për shtetin, por më shumë ishte problem respektimi. Teatrot janë aty, por artistët nuk u mbrojtën në rrethe. Por ai gabim do korrigjohet.

Një blozë kohe e pamëshirë po bie mbi krijimet gjeniale të artistëve, shkrimtarëve shqiptarë.

Veprat e tyre nuk ribotohen më. Kolonat e tyre u ndërprenë. Nuk duhet të ekzistojnë.

Asnjë promovim nuk bëhet për leximin e librit. Dramatik ishte një studim ndërkombëtar. Në Shqipëri u gjetën 1 milion shqiptarë që nuk kishin lexuar asnjë libër. Ku shkojmë kështu?

Ndaj dhe një kthesë rrënjësore do ndërmerret për librin, promovimin e tij.

Promovimin e trashëgimisë kulturore në fushën e letrave, në fushën e artit dhe një mbrojtje për trashëgiminë kulturore në fushën e arkeologjisë.

Duhet të përgëzoj Inën dhe profesor Apollon Baçen për guximin që treguan në një përballje të paimagjinueshme për Butrintin, ku lobe ndër më të fuqishmet shtrinë tentakulat e tyre.

Butrinti për 30 vite ishte menaxhuar nga qeveria në bashkëpunim me fondacionin Rothschild dhe tani duhej të merrej nga një fondacion në mënyrën më të papërgjegjshme, ku qeveria të dilte pakicë dhe të dorëzohej ajo pasuri.

T’u them një moment këtu. Isha mirënjohës shumë Lordit Rothschild sepse vëzhgonte me një përkujdesje të jashtëzakonshme të gjithë territorin e parkut kombëtar.

Dhe se kush shkoi dikush e ndërtoi një diskotekë atje, letre pas letre i ndjeri pse ai ndërtim aty. Dhe kur e zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint, letër pas letre, u cenua parku kombëtar, gjersa ua shpjeguam.

Erdhi ky, ua dha ministrave, e copëtoi parkun kombëtar. Fondacioni luajti një rol shumë negativ, e kam thënë publikisht, sepse u përzie në një aferë jashtëzakonisht të papërshtatshme. Por këtë fat amfiteatri i Durrësit dhe shumë trashëgimi të tjera.

Ne i rikthehemi mbrojtjes së plotë dhe zhvillimit të mëtejshëm të trashëgimisë sonë kulturore me ligje dhe financime të përshtatshme.

Është i domosdoshëm dyfishimi i buxhetit për kulturën.

Është i domosdoshëm financimi privat, sponsorizimi nga sektori privat i artit.

Është i domosdoshëm nxitja e ngritjes së institucioneve artistike private, duke forcuar gjithnjë institucionet publike, por jo duke i zëvendësuar institucionet publike me private.

Është e domosdoshme të dashur miq, që artistin, piktorin, këngëtarin, shkrimtarin, poetin, t’i vendosim në piedestalin që meritojnë në qoftë se ne duam një Shqipëri Madhështore.

Ne jemi të përkushtuar me gjithë forcën tonë për një Shqipëri Madhështore

Etiketa: berishateatri

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, kush përfiton më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan 1.3 mln euro fonde për partitë, kush përfiton më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com