GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha:Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve se donte të fliste

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ndërprerje e shkurtër”, rishfaqet Berisha: 2023, viti i shpresës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të ashpra në drejtim të maxhorancës.

Berisha shprehet se Enver Sheshi u vra nga mafia e djegësve, pasi vendosi të flasë. Për Berishën, në krye të mafies së djegësve është Edi Rama.

“Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve. Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime, një breshëri mesazhesh nga qytetarët vërshuan, të cilët shprehnin dyshime dhe bindje se i ndjeri Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësave.

Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi, i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve, kishte vendosur të fliste. Dhe pas kësaj, xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme, e cila ka për kokë direkt, Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve, ta çojë në botën tjetër, dëshmitarin e rrezikshëm”, tha Berisha.

Enver Sheshi, 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k. Ai akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.

Etiketa: berishaenver sheshiKryesore1mafia

Lajme të lidhura

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
E rëndë në Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga ballkoni, ndërron jetë

E rëndë në Tiranë/ 33-vjeçari hidhet nga ballkoni, ndërron jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal
Aktualitet

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Tepelenë–Gjirokastër, ku janë përfshirë katër automjete. Sipas informacioneve paraprake, katër makinat janë...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com