GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha mbron Metën: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në mbështetje të Ilir Metës, i cili disa ditë më parë u shfaq në kafazin e qelqtë gjatë një seance në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha iu referua një prej akuzave të ngritura nga SPAK ndaj Metës, që lidhet me përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.

“Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij. CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua. Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën.

Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës. Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja. Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy. Si e vërtetuan? Ku i kanë provat?

E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS. Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij. A ka marrëzira të tilla? Dhe për këto, në kafaz. Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës. Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë,” tha Berisha.

Etiketa: Bewrishakartameta

Lajme të lidhura

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Para
Katër skuadra me pikë të barabarta në garën për mbijetesë, ja kush favorizohet nga rregullorja e FSHF

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur
Aktualitet

Profesori Lush Susaj: Qeveria i ngjan një organizate kriminale. Zjarret? Duhet të ishin në punë inxhinierët e pyjeve dhe jo patronazhistët e fëlliqur

19:49 - 20/08/26

Profesori Lush Susaj në protestën e 82 kundër qeverisë, bëri thirrjet që shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të vendit. Ai...

Lexo më shumë
Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com