GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berishës iu hoq imuniteti, ish-Prokurori: Ja pse Këshilli i Mandateve veproi me hile…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj pro arrestimit të ish-Kryeministrit, Gjokutaj: Rast unik, Tahiri i nënës, Berisha i njerkës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi sot me 6 vota pro, 5 deputetë të PS-së dhe Enkelejd Alibeaj i grupimit të Lulzim Bashës, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin lidhur me arrestimin e ish-Kryeministrit sali Berisha.

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Këshilli i Mandateve veproi me hile, duke mos i kërkuar Prokurorisë së Posaçme arsyet e kërkesës për heqjen e imunitetit të Berishës.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Shqipërisë, siç tha edhe z. Alibeaj, është një kërkesë proceduriale rutinë. Gjykata Kushtetuese do të gjykojë më vonë kërkesën e 1/5 së deputetëve, ndaj Këshilli i Mandateve zhvilloi një procedurë rutinë.

Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë gjithçka, edhe vendimin e sotëm e të Kuvendit, por nuk mund ta pezullonte sot.

Prokuroria e Posaçme ka menduar që duhet të rëndohen kushtet ndaj një shtetasi. Sot u kërkua heqja e imunitetit të një deputeti. Në rastin më të afërt të tillë, atë të Saimir Tahirit, Këshilli i Mandateve i dha autorizim Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të caktonte detyrim për masë paraqitje, ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe kontrollit personal, pra kuptojmë që Kuvendi i Shqipërisë paska autorizim për të ndaluar daljen jashtë shtetit, dhe në analogji me ditën e sotme duket se është tejkaluar nga Prokuroria e Posaçme.

Sot Këshilli i mandateve anashkaloi me hile, sepse, nëse i shkon Kuvendit dhe i thua dua që të lufizoj apo të heq imunitetin e një deputeti, ligji parashikon që ti duhet të shkosh me një relacion konkret dhe t’i thuash arsyet me prova ku ti e bazon këtë kërkesë dhe nuk mundet që të ecësh me hile proceduriale dhe të thuash se ne nuk kemi punë me fabulën, por kemi punë me këtë njeriun që i kam caktuar detyrim për t’u paraqitur dhe nuk është paraqitur. Nuk funksionon kështu, që të shkosh dhe të kërkosh heqjen e imunitetit dhe të mos thuash se çfarë ka bërë. Ligji e ka të përcaktuar qartë që kur i drejtohesh parlamentit për heqjen e imunitetit, duhet ta shoqërosh me një relacion me fakte”, tha Beci.

Etiketa: beciberishaimunitet

Lajme të lidhura

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja
Aktualitet

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

12:17 - 25/07/26
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin
Aktualitet

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:57 - 25/07/26
U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka
Aktualitet

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

10:50 - 25/07/26
Para
Kalvari i oficerëve për t’i njoftuar masën Berishës dhe në fund…

"Arrest shtëpie" për Berishën, ç'ndodh nëse thyen masën e sigurisë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi
Sport

“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi

12:22 - 25/07/26

Armando Sadiku është i ftuari i radhës në rubrikën “Legjendat Flasin”, ku ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthen momentet më të...

Lexo më shumë
“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

12:17 - 25/07/26
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:57 - 25/07/26
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar

11:26 - 25/07/26
U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

10:50 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com