GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bërtisnin “Rama ik”, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me kanaçe…

18:00 - 12/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bërtisnin “Rama ik”, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Lahesha me kanaçe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka ndarë sot disa momente foli lidhur me qëndrimin e tij në burgun e Fierit për 10 muaj.

Demokrati u lirua me kusht nga qelia disa ditë me parë, pasi kreu 2/3 të dënimit.

Salianji tha për emisioni ‘Kjo javë’ se ditët e para në qeli ishin të vështira për të për shkak të kushteve. Sakaq ai tha se me kalimin e kohës u mësua me kushtet e qelisë.

“Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë.

Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.

Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin.

Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin ‘Rama ik’, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë”, u shpreh ai.

Ai tregoi se në burgun e Fierit kishte rifilluar të luante futboll pas 18 vitesh dhe kishte krijuar miqësi me të dënuar të tjerë. Sipas tij, të burgosurit nuk duhet paragjykuar, pasi shumë prej tyre janë aty për gabime personale dhe kanë nevojë për rehabilitim, jo për përjashtim shoqëror.

“Në burg të mungon liria, je i detyruar që të rrish në një vend të caktuar për shumë kohë. Unë vlerësoj investimin e familjarëve te unë, të miqve etj. Luajta futboll atje, pasi nuk kisha luajtur për 18 vite. Lagështia ishte e madhe aty. Bëra shumë miq në burg. Kam ndarë ambiente me njerëz, që preuzumohen të pafajshëm. Miqësi kam krijuar, se rrija në të njëjtën ambient dhe të dënuarit nuk duhen parë si dele të zeza, por janë njerëz që dënohen e rehabilitohen, s’janë njerëz me brirë.

S’po flas për monstra që mund të kenë bërë monstruozitete, por për njerëz, që kanë hallet e tyre dhe janë aty për shkak të problemeve të tyre personale, që mund të jenë dhe gabime jete. Më vjen mirë që shumica e mediave kanë qenë pro meje. Drejtuesit e partive të vogla kanë mbajtur qëndrim unik”, shtoi ai.
Etiketa: BurgKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)
Aktualitet

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë
Aktualitet

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
Para
U premtoi certifikatat e pronësisë, por u dërgoi fadromat/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

U premtoi certifikatat e pronësisë, por u dërgoi fadromat/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak: Rrëzimi nga GJK, pasojë e qëndrimit të PS, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të Veliajt
Aktualitet

Buxheti 2026/ Teliti: PS i tha ‘JO’ 29 amendamenteve të opozitës në favor të qytetarëve të Tiranës

15:39 - 20/12/25

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, denoncoi miratimin e projektbuxhetit 2026 nga mazhoranca e majtë në Këshillin Bashkiak...

Lexo më shumë
Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje)

15:11 - 20/12/25
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri

14:54 - 20/12/25
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit,  Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë

14:43 - 20/12/25
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës

14:23 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com