GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bërtiste Allahu Akbar”, shqiptari ndalon sulmin terrorist në avion

12:19 - 07/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bërtiste Allahu Akbar”, shqiptari ndalon sulmin terrorist në avion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Victor Troboloni ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen, teksa është publikuar edhe një video ku ai mund të shihet i veshur me një kapele bejsbolli dhe duke mbajtur sulmuesin poshtë në rreshtin e kabinës.

Victor, me origjinë nga Shqipëria , por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditërisht më herët gjatë fluturimit, duke ecur lart e poshtë në rrugë nga hyrja nga kabina e pilotit deri në daljen e urgjencës në skajin tjetër. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe ta mbante në vëzhgim.

“E pashë duke u ngjitur e zbritur, ndoshta duke kërkuar pika të dobëta në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje.

Kështu që unë e di se çfarë po ndodh në ajër, gjatë fluturimit 11 km mbi nivelin e detit, ju nuk keni shpëtim nëse ajo derë hapej. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregon ai.

Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe është e lehtë të hapësh një dalje emergjence, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike… Më duhej ta bëja. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh, e lidhën 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”.- tha ai.

Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë kohës.

Victor shpjegoi se shumë nga njerëzit në bord ishin gra dhe fëmijë, të cilët mbetën dukshëm të tronditur dhe të mërzitur.

Etiketa: avionShqiptarisulm terrorist

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Miku i Nanos flet për gjendjen shëndetësore: Është i vetëdijshëm, do…

Miku i Nanos flet për gjendjen shëndetësore: Është i vetëdijshëm, do...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com