GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bërxulla në protestë: Mos na çoni në vetëgjyqësi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bërxulla në protestë: Mos na çoni në vetëgjyqësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Bërxullës, të cilët preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, kanë dalë sërish sot në protestë, ku kërkojnë shpronësim sipas vlerës së tregut.

Ata thonë se kanë kërkuar takim edhe me ministrin e Infrastrukturës, Belinda Balluku, por siç u shpreh njëri prej tyre “ajo nuk pranon të takohet me fshatarët”, duke shtuar se vetëm unazën mund ta ketë me gur diamanti.

Banorët shprehen se mosreagimi i institucioneve po i çon drejt vetëgjyqësisë.

“Ne po rrimë në këtë gjendje sepse jemi njerëz me arsye dhe nuk duam të shkojmë në akte dhune. Kur paligjshmëria kërkon të bëhet ligj, vetëgjyqësia bëhet detyrim. Ne po na çojnë drejt vetëgjyqësisë me këto mënyra si po sillen, pastaj pasojat janë fatale”, tha një banor i zonës.

“Qeveria nuk shkon dot në Evrope duke shtypur të varfrin. Ti thërrasë mendja edhe Këshilli i Evropës.  Ne nuk po kërkojmë as dash të pjekur as bakllava, kërkojmë të na shpronësojnë. Të bëhen kalime e mbikalime, sepse vetëm prej ministres së infrastrukturës janë 24 viktima në këtë kryqëzim ku jemi ne.  A ka turp më të madh. Këta janë mësuar të vjedhin.

Nuk vjen ajo, balluku sepse e  ka për turp të takojë punëtorët dhe fshatarët e varfër. Vetëm unazën mund ta ketë me diamant. Asaj i vjen turp të vijë tek populli i vet. Ne i kemi bërë thirrje për ta takuar, por ajo nuk vjen”, tha një tjetër banor.

“Ne jemi prej 6 muajsh në protestë, duam çmimin e pronës. Është e paimagjinueshëm si shteti nuk zbret në terren.

Balluku të sjellë përfaqësues, sepse vetë nuk vjen. Ne nuk dalim prej qejfit. Ne nuk kërkojmë diçka që nuk është e ligjshme.

Ata qëndrojnë në kolltuk për interesat e veta dhe na shtypin ne me sa fuqi kanë”, u shpreh banorja e Bërxullës.

Etiketa: Berxullaproteste

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Para
Luizi-Antonetës: Të martën do dalësh nga BBVIP se s’bën

Luizi-Antonetës: Të martën do dalësh nga BBVIP se s'bën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com