GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, do frenojë ekonominë e vendit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Largimi i moshave të reja, emigracioni i shkakton vendit 800 mln euro humbje në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë përjetuar emigracionin më të lartë të popullsisë në hapësirën post-komuniste që nga viti 1990, sipas raportit të Tranzicionit 2025–26 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH): “Një botë e vjetër, por më e guximshme”. Grafiku i raportit tregon qartë se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990 për periudhën 1990-2023, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive tëBERZH.

Nga ana tjetër, shtesa natyrore ka qenë pozitive për pjesën më të madhe të periudhës dhe ka kompensuar rreth 27 për qind të popullsisë së vitit 1990, çka e zbut pjesërisht goditjen, por jo aq sa të neutralizojë flukset e largimit. Edhe Kosova ka humbur 50% të popullsisë së vitit 1990 për të njëjtën periudhë, niveli më i lartë në Europë, ndonëse ka pasur një shtesë më të kartë natyrore se Shqipëria me gati 40%.

Raporti thotë se ky boshllëk i madh demografik po përkthehet në një frenim të ndjeshëm ekonomik për Shqipërinë. Në grafikun e dytë të raportit, BERZH mat për herë të parë ndikimin vjetor të demografisë në rritjen e PBB-së për frymë. Për Shqipërinë, kontributi i popullsisë ka qenë negativ gjatë viteve 2000–2023, me rreth –0.2 pikë përqindje rritje të humbur çdo vit.

Për periudhën 2024–2050, ndikimi pritet të thellohet në –0.3 deri –0.4 pikë përqindje në vit, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë më të ekspozuara në gjithë rajonin e BERZH. Edhe në horizontin 2050–2100, sinjali mbetet negativ, çka tregon se plakja e popullsisë dhe pakësimi i forcës së punës do të vijojnë të shoqërojnë ekonominë edhe në dekadat e ardhshme. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e numrit të të moshuarve dhe dobësimi i bazës së kontribuuesve në skemat sociale po e vendosin ekonominë nën presion të vazhdueshëm.

BERZH paralajmëron se pa rritje të produktivitetit, investime teknologjike dhe politika që frenojnë humbjen e kapitalit njerëzor, vendet që përjetojnë emigrim masiv, ku Shqipëria dhe Kosova renditen të parat, do të shohin një rënie në potencialin e tyre afatgjatë të rritjes. Raporti shton se ky model tashmë ka pasoja të dukshme edhe në tregun e punës, investimet, produktivitetin dhe stabilitetin fiskal.

Sipas BERZH, Shqipëria dhe Kosova janë ndër ekonomitë më të ekspozuara në të gjithë rajonin. Edhe nëse rritja ekonomike mbetet pozitive, ritmi i saj potencial do të jetë dukshëm më i ulët sesa në vendet me popullsi në rritje, si Turqia, Egjipti apo vendet e Azisë Qendrore. Raporti sugjeron se në mungesë të rritjes së produktivitetit, investimeve teknologjike, rritjes së kapitalit njerëzor dhe përmirësimit të klimës së biznesit, emigracioni masiv do të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën edhe tre dekada./Monitor

Etiketa: BERZHekonomiKryesore1Popullsi

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Para
Përkeqësimi i motit/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja” në Lezhë, rrugët kthehen në lumenj

Përmbytet përsëri brenda 10 ditëve lagja “Besëlidhja” në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com