GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Bes Kallaku flet për karrierën e tij dhe sqaron raportin me Ermal Mamaqin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Bes Kallaku flet për karrierën e tij dhe sqaron raportin me Ermal Mamaqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori i humorit Bes Kallaku ka folur së fundmi rreth karrierës së tij dhe ka sqaruar raportin e tij me kolegun Ermal Mamaqi, pasi prej vitesh diskutohej për një “sherr” mes tyre. Gjithashtu ai ka zbuluar edhe të vërtetën e lajmeve që qarkulluan se këngëtarja Xhensila Myrtezaj është një pritje të një fëmije, pas fotove të saj të dyshimta.

Aktori ishte i ftuar në një intervistë në “N’Zoom”, ku pohoi se karriera e tij po shkon mjaft mirë, madje deklaroi se është i vetmi humorist në Shqipëri që ka kaq shumë ftesa. Kjo, sipas Kallakut, vjen si pasojë edhe e faktit që ai ka realizuar edhe disa projekte muzikore.

“Brenda modestisë mund të them që jam i vetmi humorist që kam kaq shumë ftesa, që ftohem kaq shumë të paktën sa i përket Shqipërisë, por duhet ta pranoj që një pjesë të mirë ose meritën më të madhe e ka fakti që unë u futa në linjën e këngëve, në linjën e parodisë, gjë e cila ngjiti dhe u pëlqye nga publiku dhe që rezultoi e suksesshme. Por siç e kam thënë e stërthënë, nuk jam këngëtar jam katunar.”.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe në lidhje me raportin e tij me Ermal Mamaqin, pas një konflikti virtual që patën shumë kohë më parë. Aktori e cilësoi raportin e tyre si një marrëdhënie normale shoqërore, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat professional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”

Kujtojmë se,  sherri virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Më pas përplasja vijoi në rrjetet sociale.

Ndërkohë ai foli edhe për blogeren dhe bashkëprezantuesen e tij në emisionin “Kosherja”, Sarah Berishën, për të cilën ndjehet i mahnitur me dëshirën e madhe të saj për të punuar.

“Sara është e re por Sara deri tani më ka mahnitur me dëshirën e madhe që ka për të punuar edhe për tu angazhuar dhe për tu avancuar. Më ka bërë shumë përshtypje që nga java e parë në javën e dytë ka filluar që ta bëjë edhe publikun për vete edhe stafin për vete. I uroj vetëm suksese, është një sfidë, një trampolinë për Sarën edhe duke pasur në krah një moderator si Bes Kallakun.”

Në përfundim ai sqaroi një herë e mirë zërat se ai dhe partnerja e tij Xhensila Myrtezaj janë në një pritje të një fëmije.

“Jo, ju them që është fake. Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur anagzhim palestral”.

Etiketa: Bes KallakuErmal MamaqiXhensila Myrtezaj

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Situata meteorologjike, flet Prefekja e Shkodrës, Majlinda Angoni

Humbi në zgjedhjet e 6 Marsit/ Rama rikthen në detyrën e Prefektes, Majlinda Angonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com