GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, mesazhi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu

07:26 - 06/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, mesazhi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mëngjesin e sotëm, mijëra besimtarë kanë falur namazin në bulevardin Dëshmorët e Kombit në ditën e Kurban Bajramit.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në nisje të faljes ka dhënë mesazhin e tij.

“Kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës”, u shpreh kreu i KMSH-së Bujar Spahiu.

Fjala e plotë e kreut të KMSH-së, Bujar Spahiu

Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra në fe e në komb, kudo ku jeni, në çdo skaj të vendit tonë,

Me mëshirën e Allahut të Gjithëmëshirshëm, sot kremtojmë festën e madhe të Kurban Bajramit – një ditë që i bashkon zemrat tona në adhurim, në mirënjohje dhe në solidaritet.

Si rrallë herë, sot bashkohet dita më e bukur e javës, Xhumaja, me ditën më të bukur të vitit, Bajramin – gëzim i dyfishtë.

Kurban Bajrami, kjo ditë e bekuar, na rikujton sakrificën sublime të profetit Ibrahim (a.s.), i cili u përul me besim të plotë ndaj urdhrit të Zotit.

Allahu thotë në Kuran:“Kur Zoti i tij i tha: ‘Dorëzohu!’ Ai tha: ‘Iu dorëzova Zotit të gjithësisë.’”(Sureja Bekare, 2:131)

E pikërisht kjo sakrificë na mëson edhe ne sot: se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm në çdo hap të jetës.

Feja jonë na mëson se besimi nuk është i plotë pa ndjeshmëri sociale.

Nuk është i pastër adhurimi ynë nëse nuk përfshihet në të edhe përgjegjësia ndaj tjetrit.

Dhe shoqëria jonë nuk do jetë kurrë e drejtë nëse në themelet e saj nuk qëndrojnë vlerat hyjnore: mëshira, drejtësia, bujaria dhe ndershmëria.

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Nuk beson asnjëri prej jush derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”(Buhariu & Muslimi)

Të nderuar besimtarë,

Sot, Kurban Bajrami është një ftesë për të gjithë, pa dallim:

* Për punëtorin dhe fermerin që me

* djersën e ballit mbajnë familjet e tyre;

* Për nënat dhe gjyshet që rrisin brezat me durim dhe besim;

* Për të rinjtë që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri;

* Për mësuesit që mbjellin dituri dhe vlera;

* Për mjekët që i shërbejnë jetës;

* Për sipërmarrësit që punojnë e japin mundësi punësimi;

* Për intelektualët dhe drejtuesit që ndikojnë në mendimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

Secili ka vend në këtë thirrje të Bajramit.

Për të thjeshtin, Bajrami është kujtesë që Zoti është afër zemrës së pastër.“Allahu është me të mirët (muhsinun).”(Sureja Ankebut, 29:69)

Për të pasurin, është një kujtesë që pasuria është një amanet dhe duhet ndarë. Në pasurinë e secilit ka hise edhe i sprovuari me varfëri, jetimi…“Në pasuritë e tyre kishte një pjesë të caktuar për lypësin dhe nevojtarin.”(Sureja Dharijat, 51:19)

Për drejtuesit, është një thirrje për drejtësi, transparencë dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët.“Allahu ju urdhëron që t’u jepni amanetet atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi…”(Sureja Nisa, 4:58)

Për të rinjtë, është një udhërrëfyes që sukseset pa vlera janë bosh, ndërsa përkushtimi ndaj Zotit i jep kuptim çdo përpjekjeje.

Të dashur vëllezër e motra,

Në një kohë kur sfidat ekonomike, sociale dhe shpirtërore prekin shumë familje, Bajrami vjen si një dritë shprese.

Le të mos e shohim thjesht si një ditë pushimi e konsumi, por si ditë adhurimi njëkohësisht – ashtu siç është vërtet – si një mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me Zotin dhe me njëri-tjetrin.

Le ta ndajmë sofrën, por edhe buzëqeshjen.

Të shkojmë te të vetmuarit, te të moshuarit, te ata që s’kanë mundësi për të festuar.

Sepse kështu jemi myslimanë në zemër, jo vetëm në emër.“Mëshironi ata që janë në tokë që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”(Hadith – Tirmidhiu)

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i ftoj të gjithë shqiptarët, nga çdo shtresë dhe çdo bindje, që këtë festë ta jetojmë me dashuri dhe përgjegjësi.

Të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë, të falim, dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar.

Le t’i lutemi Zotit së bashku për Gazën. Për jetët e prera në mes dhe gjendjen e rëndë që po kalojnë. Lutemi gjithashtu për paqe në mbarë botën.

Lusim Allahun që të pranojë adhurimet, kurbanët dhe lutjet tuaja!

T’ju mbushë shtëpitë me paqe, sofrat me bereqet dhe jetën me begati!

E lusim Zotin që haxhilerët nga e gjithë bota dhe qindra haxhinj të Shqipërisë, të cilët ndodhen në këto momente në vendet e shenjta në Mekë, t’ua pranojë lutjet dhe adhurimet!

“Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin; ata do të vijnë tek ti në këmbë dhe mbi deve të dobësuara, nga çdo rrugë e largët.”(Sureja Haxh, 22:27)

Gëzuar Kurban Bajramin!Bajrami juaj qoftë i bekuar, dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Etiketa: Kryesore1Kurban BajramMesazh

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Parashikimi i motit, 7 Korrik 2024

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com