GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Besion Ajazi hedh 1 MLN euro për asfaltin e rrugës 5 km, ia bën dhuratë Yzedin Bozhajt me tender fiktiv

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Besion Ajazi shfrenohet në tenderin e fundit, ku harxhohet një super fond për riparimin e një rruge fshati. Ajazi është një kryebashkiak ri në post,

Besion Ajazi shfrenohet në tenderin e fundit, ku harxhohet një super fond për riparimin e një rruge fshati. Ajazi është një kryebashkiak ri në post,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besion Ajazi shfrenohet në tenderin e fundit, ku harxhohet një super fond për riparimin e një rruge fshati. Ajazi është një kryebashkiak ri në post, por ua mori dorën shpejt tenderave. Menjëherë ka vendosur lidhjet me biznesmenët e implikuar në të kaluarën në prokurime të korruptuara.

Këtë herë paratë janë ndarë përmes tenderit me objekt  ‘Rikonstruksioni i rrugës Fshati Mashan, Njësia Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh’. Sipas të dhënave në dokumentet standarde tregohet se kemi të bëjmë me një rrugë me gjatësi 5 km që lidh fshatin me zonën e qyteti. Kjo është një rrugë ekzistuese dhe ka nevojë për një shtresë asfalti.

 

Sipas projektit do të bëhet nivelimi i saj, do të pastrohen shkurret dhe më pas do të hidhet çakëll dhe 4 cm asfalt në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Nuk kuptohet mirë pse rikonstruksioni i rrugës do të zgjasë  7 muaj? Mbase duhet justifikuar fondi limit i fryrë që është  816 milionë lekë. Nëse përfshijmë edhe TVSH, parashikohet që kontrata të arrijë mbi 1 milionë euro. Dhe kjo shumë e madhe është rezervuar për një biznesmen të favorizuar shpesh herë nga zyrtarët e tenderave.

Nga data 11 korrik 2024, kur u shpall gara deri më datë 29 korrik u dorëzuan në sistem 4 oferta të ndryshme nga  “VELLEZERIT HYSA” sh.p.k,  BOE ‘’TOTILA” SHPK & “Shendelli” SHPK,  BOE “ASI – 2A CO” sh.p.k & “ULZA” sh.p.k dhe “METEO”sh.p.k. Kjo e fundit, kompani me seli në qytetin e Elbasanit, që është e tejngopur me tenderë pa garë.

Gjithsesi, këtë herë kontratat i ishte premtuar Yzedin Bozhajt, prandaj 3 ofertat e tjera u “skualifikuan” menjëherë nga gara pasi nuk kishin dorëzuar dokumentet për disa punonjës që përfshihen në këtë projekt.

A ka marrëveshje të fshehtë në këtë tender?

Çudi që kompani të tilla, që pasurohen me tendera të harrojnë këto detaje. Ndërsa është shkelje ligji nga ana e Autoritetit Kontraktor që nuk i ka vënë në dijeni për këto mungesa.

Shpjegimi sipas verifikimit që kemi bërë, është se dy kompanitë pjesëmarrëse në tender, “Shendelli” dhe “METEO”, janë në marrëveshje me njëra tjetrën. Në shumë raste këto dy kompani kanë hyrë në tendera në formën e bashkëpunimi BOE dhe kanë “fituar”  fonde të konsiderueshme. Një shembull është ky që tregohet në dokumentin më poshtë.

Ky është një tender që është fituar nga  Yzedin Bozhaj i kompanisë “Shendelli” në bashkëpunim me METEO.

Më datë 18 prill 2024, dy kompanitë u futën dhe fituan tenderin  me objekt “Rehabilitim i ushqyesit të rezervuarit të Bllacës dhe rehabilitim i rezervuarit të Bllacës (burimi ujor)”. Fondi limit për këtë procedurë është llogaritur në vlerën 220,832,937 lekë të reja pa TVSH ose gati 2.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Megjithëse 4 firma të tjera dhanë propozime me vlerë më të ulët deri në 1.6 miliardë lekë, tenderi ishte paracaktuar nga stafi i ministres Anila Denaj në favor të biznesmenëve Yzedin Bozhaj dhe Eral Myftaraj.

Të dy miqtë kanë marrë së bashku fonde të mëdha edhe nga Bashkia Cërrik për rikonstruksion shkolle. Pra, nuk është surprizë që gjithçka të jetë vendosur me ndonjë marrëveshje qysh më parë.

Në të njëjtën formë bashkëpunimi dhe aleance “Shëndelli” është edhe me kompaninë tjetër pjesëmarrëse, “ASI – 2A CO” shpk.

Të dyja së bashku në formën BOE, kompanitë kanë fituar tenderat “Ndërtim i stacionit të pompave Bishqem”, Peqin; “Rikonstruksion rruge te brendshme me beton”, Selenicë; “Ujësjellësi fshati Bishqem Xhami dhe ndërtim pusi”, Peqin.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Gjithsesi, ndodhi ajo që po ndodh gjithmonë, formalisht u shkel ligji dhe tenderi u dha pa garë fare tek bashkimi i operatorëve ’TOTILA” SHPK & “Shendelli” SHPK. Pronari i kësaj të fundit është  Yzedin Bozhaj, një oligark që ka përfituar koncesione dhe tendera miliarda lekë përmes korrupsionit.

Në këtë mënyrë korruptive, nënkryetari i bashkisë Tajar Bici, i autorizuar nga kryetari Ajazi, firmosi këtë kontratë që nuk i ka shpëtuar “filtrave” të Open Data Albania. Monitoruesi i ka vendosur “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimGramshred flagrrugeshendellitenderyzedin bozhaj

Lajme të lidhura

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës
Breaking Views

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

22:00 - 23/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Para
Ndryshim në Kombëtare/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet Adrian Bajrami

Ndryshim në Kombëtare/ Gjimshiti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet Adrian Bajrami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës
Breaking Views

Simon Zereci, tender “Sekret” bojatisjen e Gardës/ Gentian Horieti pa punëtorë merr 700 MLN lekë, 750 MLN lekë servisit të Thoma Profkës

22:00 - 23/06/26

Garda e drejtuar nga Simon Zereci, po i kushton buxhetit të shtetit si të ishte Garda Kombëtare e ndonjë shteti...

Lexo më shumë
“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet