GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Besion Ajazi i jep 1 milion euro pa garë Florjan Muhës, që u kap në mashtrim nga KLSH

13:05 - 17/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Besion Ajazi i jep 1 milion euro pa garë Florjan Muhës, që u kap në mashtrim nga KLSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besion Ajazi kujtohet në mes të procesit mësimor që të rikonstruktojë shkollat. Po kush e ka mendjet tek nxënësit?! Kryetari i Bashkisë Gramsh u është futur me kokë tenderave! Me një prokurim plot shkelje, Ajazi i kthehet pas 15 vitesh shkollës 9-vjecare ‘Rilindja’. Më datë 29 korrik 2024, Ajazi ka zhvilluar tenderin me objekt “Rikonstruksioni i Shkollës 9-vjeçare ”Rilindja” Bashkia Gramsh’ me fond limit 925 milionë lekë. Në fakt, kur të shtohet vlera e TVSH, kontrata pritet të kalojë mbi 1 milion euro.

Siç duket në dokumentin më poshtë, Open Data Albania i vendosur “Flamurin e kuq” tenderit, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kontrata duket se ka qenë e paracaktuar për biznesmenin Florjan Muha. Për 18 ditë që ishte e hapur gara, u dorëzuan oferta nga 5 operatorë.

Veçojmë bashkimin e operatorëve ‘’BEQIRI” SHPK & “C O L O M B O” SHPK që kishin një nga ofertat më të lira me vlerë  765 milionë lekë për kryerjen e riparimeve. Gjithashtu edhe  firma “ ASI-2A CO” sh.p.k propozoi vlerën 758 milionë lekë. Por të dyja këto u përjashtuan nga gara, pasi kishin gabime në dokumente ose mangësi në dosjen e dorëzuar online.

Ishin ofertat më të mira dhe u larguan menjëherë pa iu dhënë e drejta të rregullojnë dokumentet që u mungonin. Fill pas tyre janë skualifikuar edhe dy kompani të tjera, që kishin oferta të njëjta me fituesin dhe kështu e kuptueshme që pa garë fare (pasi nuk kishte më konkurrent në fazën finalë) kontrata iu dha firmës Inerti SHPK, në pronësi të Florjan dhe Halil Muhës.

Denoncimi i KLSH

Nga ana tjetër kjo është një kompani që nuk jep garanci se do të kryejë punimet me cilësi dhe në afat. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë kompania e Muhës me punimet e riparimit të rrjetit të kanalizimeve. KLSH zbuloi mashtrimin me volumin e punimeve, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha që janë kryer në këtë tender, por tregon se sa e pamëshirshme është kjo çetë abuzuesish që përlajnë paratë publike edhe kur ato janë për varrezat.

 

Punime gjatë porcesit mësimor

Ndërsa në rastin tonë, Florjan Muhos i lihet në dorë një institucion i rëndësishëm, një shkollë. Aq më tepër që kjo godinë ka nevojë për një rikonstruksion pa hile, pasi sipas të dhënave të dokumentit shkolla është ndërtuar që në vitin 1966.

Në vitin 2019, Bashkia e Gramshit ka bërë një rikonstruktim të pjesshëm të shkollës, pra suvatime dhe lyerje. Por prej vitesh nxënësit mësonin në kushte skandaloze, me çati të dëmtuar dhe dysheme të amortizuar, fakt që specifikohet në dokumente. Gjithashtu, siç thamë pak më lartë në këto vite ka fjetur gjumë bashkia, tani që ka nisur edhe mësimi kujtohet të ndërhyjë në godinë, çka do të sjellë zvarritje dhe mësim me dy turne për nxënësit që mësojnë aty!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: besion ajaziflorjan muhaGraopen data albaniared flagrikonstruktimshshkolletender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Gjekmarkaj- Gonxhes: Na turpëruat për Kadarenë dhe At Zef Pllumbin, po ecni në gjurmët e etërve komunistë

Gjekmarkaj- Gonxhes: Na turpëruat për Kadarenë dhe At Zef Pllumbin, po ecni në gjurmët e etërve komunistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com