GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Besnik Meçi merr tenderët pa garë të Elton Arbanës në Shijak dhe Erion Veliajt në Tiranë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Besnik Meçi merr tenderët pa garë të Elton Arbanës në Shijak dhe Erion Veliajt në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Qengji i urtë që pi dy nëna”. Kjo fjalë e urtë mund të përshkruajë rastin e Besnik Meçit, një person fizik që merr pa garë tenderët e  Bashkisë së Tiranës, po ashtu të Shijakut. Bëhet fjalë për qindra milionë lekë nga fondet publike.

Tenderat pa garë të Erion Veliajt

Tashmë e ka kthyer në “traditë” dhënia e tenderëve pa garë për kompanitë e miqve të Erion Veliajt. Kjo procedurë tenderimi është bërë së fundmi në datën 20 shtator të këtij viti nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në Bashkinë Tiranë.

Tenderi i cili është hapur për riparimin e pompave, të puseve dhe shatërvanëve, është me numër reference REF-04872-09-09-202 dhe ka një fond limit prej 1 600 000 milionëve të reja. Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani dhe që është shpallur automatikisht fituese, e cila është me emrin e personit fizik Besnik Meçi.

Kjo kompani rezulton të ketë nënshkruar 13 kontrata me bashkinë e Tiranës me një vlerë prej më shumë se 227 milionë lekësh të vjetra.

I favorizuar edhe në Shijak

Por kjo kompani nuk është e preferuar vetëm për Veliajn. Në datën 17 nëntor, ka marrë një tender me po të njëjtën procedurë edhe nga kryebashkiaku Elton Arbana i Bashkisë së Shijakut.

Tenderi i cili është hapur në datën në datën 1 tetor, për blerje pjesë këmbimi për mjetet e bashkisë Shijak, ka numër reference REF-06921-09-30-2021 dhe një fond limit prej 4 299 250 milionë lekë të reja. Në garë ka qenë vetëm kompania në fjalë, Besnik Meçi e cila është shpallur dhe automatikisht fituese.

Edhe me Bashkinë Shijak, kjo kompani ka nënshkruar 9 kontrata ndër vite me një vlerë prej 208 milionë lekë të vjetra.

Në historikun e aktivitetit të saj, kjo kompani shumicën e kontratave publike të përfituara i ka në këto dy bashki. Kjo do të thotë se nuk është rastësi “favorizimi” që i është bërë edhe në dy tenderët e fundit që ka fituar, në Bashkinë Tiranë dhe Bashkinë Shijak, duke garuar e vetme.

Këto tenderë shënohen me “red flag”, për arsyen se kjo kompani e vetme, pa konkurrentë është shpallur fituese.

Gijotina.com

Etiketa: Besnik MeçiElton ArbanaErion Veliajkryesore2pa gareShijaktenderTirane

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Përcaktohen sfidat çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Përcaktohen sfidat çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027....

Lexo më shumë
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com