GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Beteja konceptuale dhe permanente e Don Kishotit; si dhe një llaf për Turqinë

12:32 - 13/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

“Hedh budallai një gur në lumë dhe njëqind të mençur nuk e nxjerrin dot”, është një aforizëm popullor që vlen edhe për debatin publik, ku “guri i budallait” është batuta e politikanit. Kjo e fundit më shumë se për sqarimin apo edhe zbavitjen e publikut shërben për të larguar debatin e vëmendjen nga ndonjë çështje problematike. Më duket se ndër ato pak konsensuse të gjera që kemi në aktualisht në Shqipëri, është se si i pari me distancë për batuta “gur budallai” është Edi Rama. Dhe si me Ramën, e si me të tjerët, do të ishte gabim të bëje të mençurin që zbath opingat e futet në lumë. Por ka dhe batuta përjashtimore.

 

NJË GUR NË LUMË PËR AMNISTINË

Njërën syresh e gjej te deklarimet e Ramës para disa ditësh në emisionin televiziv “Të paekspozuarit”. Sipas uebsitit të këtij të fundit, Kryeministri deklaroi se “jam në betejë konceptuale me Departamentin e Shtetit (të SHBA) dhe me Bashkimin Evropian për amnistinë fiskale”. Ai shtoi se shqiptarët e kishin mësuar nga Amerika, Anglia etj. se në industrinë e ndërtimit pastrohen pará. Por, pavarësisht nga kjo ai shihte aty “fuqinë e emigrantëve dhe të punës së shqiptarëve”. Rama qortoi gabimin e euroatlantikëve, të cilët sipas tij barazojnë paratë e pista me “paratë e fituara në të zezë, por me punë të pastra e që janë miliarda”. Si për shembull persona e subjekte që kanë bërë 2 milionë euro siç u referua në bisedë. Rama përsëriti se arsyeja e kundërshtimit euroatlantik për nismën fiskalo-penale të tij ishte se ato shtete i duan për vete këto pará. Pastaj vijoi me refrenin se gazetarët anti-amnisti, si plot të tjerë, nuk e duan Shqipërinë.

Në një shënim në tetorin e kaluar kam shtjelluar me detaje pse pasojat e një amnistie fiskalo-penale, e cila vendos një precedent botëror dhe shkel disa konventa ndërkombëtare në fuqi, do të ishin shkatërrimtare për vendin. Po ashtu kam insistuar se opozita duhet të mobilizohej që të reduktojë deputetët jeniçerë në radhët e saj e t’i mohojë Ramës 84 votat (shumicën e cilësuar) në Kuvend që i nevojiten për miratim. Pa rënë në përsëritje po shënoj disa komente për deklarimet e fundit të Ramës.

 

82 VJET VETMI ASKETIKE

Puna në të zezë në Europë është përgjithësisht punë krahu dhe sipas të dhënave statistikave dhe empirike paguhet me një deri dy mijë euro në muaj. Maksimumi tre mijë euro muaj. Edhe në qoftë se punëtori në të zezë do të bënte jetë asketike duke shpenzuar afro një mijë euro në muaj ai do të kursente 24 mijë euro në vit. Për të bërë dy milion euro punëtorit do t’i duheshin 82 vjet. Për të bërë një milion euro një emigrant shqiptar i hershëm, i cili deri sot punon në të zezë që nga v.1991, duhet të punojë ende edhe 9 vjet. Pa thënë që duke ardhur çdo vit në Shqipëri mund të sillnin e depozitonin ligjërisht kursimet.

 

BETEJA ME EUROATLANTIKËT

Por le të pranojmë se detajet aritmetike nuk janë gjë për Ramën dhe të fokusohemi te batuta superpretencioze e bisedës: se për amnistinë Kryeministri i Republikës Sonë është në betejë konceptuale me Departamentin e Shtetit dhe me Bashkimin Evropian; madje mund të quhet betejë permanente meqë ky projektligj qeveritar është shfaqur që në pranverën e v.2020.

Le të pranojmë me pak sforcim se shqiptarët emigrantë, të cilët kanë 2 milionë euro fshehur në bodrum, i kanë fituar paratë me punë krahu në të zezë dhe jo me narkotrafiqe etj. siç ka dyshime të arsyeshme.

Brukseli është prej kohësh i shqetësuar se pesë kompanitë amerikane “BigTech” (“Google”, “Microsoft”, “Facebook”, “Amazone” dhe “Apple”) fitojnë miliarda euro në tregun europian dhe për shkak të llojit të biznesit online fitimet transferohen pothuajse të patatuara në SHBA. Administrata Biden që e quajti me vend shqetësimin europian bëri një kundërpropozim që të gjitha kompanitë e mëdha, pra, jo vetëm Big Tech 5, të kishin një minimum tatim fitimi prej 15% në shtetin ku bënin biznes. Pra, parimi i gjithëpranuar, siç dëshmon ky shembull euroatlantik, është që aty ku bën biznesin e fitimin, aty paguan edhe tatimin.

Le të kthehemi tek emigranti shqiptar me dy milionë euro në bodrum. Parimi i gjithëpranuar është se ato para duhen të tatohen aty ku janë fituar: në Holandë, Britani, Gjermani etj.; nëse janë nga puna e ndershme, por informale. Çfarë mbetet vjen lirisht në Shqipëri si remitencë apo investime. Nëse larg qoftë janë pará nga krimi ato thjesht konfiskohen e përfundojnë në arkën e shteteve ku është bërë krimi. Këto janë të vërteta që duhen thënë; edhe mbasi ke dëgjuar refrenin “ju nuk e doni Shqipërinë”.

Një tjetër element nga batuta e betejës konceptuale: Rama thotë se lufton jo vetëm me BE, por edhe me qeverinë e SHBA dhe unë besoj se këtu thotë të vërtetën. Pa dashje ai rehabiliton Departamentin e Shtetit, diplomatët e të cilit në Tiranë, ndryshe nga Delegacioni i BE-së, nuk janë shprehur publikisht kundër amnistisë fiskalo-penale. Për të mos harruar ndonjë që është bërë arlekin verbal e ndonjëherë operacional i regjimit korruptiv.

 

QOKA PËR ERDOGANIN

Në këtë javë të fundit të fushatës presidenciale në Turqi, Edi Rama i bëri thirrje elektoratit për të votuar Presidentin Erdogan. Në v.2016 ai bëri thirrje pro kandidates presidenciale Hillary Clinton (duke sulmuar rivalin Trump) dhe në v.2020 pro Partisë Socialiste malazeze të Milo Gjukanoviçit. Në të dyja këto raste, të preferuarit e Ramës humbën zgjedhjet. Nëse do të ndodhë sërish kështu edhe në 14 maj, këtë e dinë turqit. Por kjo ndërhyrje është krejt pa vend, kontraproduktive dhe e dëmshme. Në Europë ka tashmë përkrahje transkufitare në fushata zgjedhore mes partive motra popullore ose socialdemokrate. Por kjo ndodh në nivele deputetësh dhe jo nga shefat e qeverisë, sepse do të cenonte marrëdhëniet ndërshtetërore. Deri vonë, Ankaraja zyrtare mbante një qëndrim korrekt e neutral ndaj partive e politikës së brendshme te ne. Por qëkur në v. 2013 Edi Rama e Saimir Tahiri vizituan z. Erdogan, ky i fundit e humbi rolin e një kreu shteti mik ndaj të tërë shqiptarëve dhe vuri në dispozicion të fushatave rilindiste dhe të pushtetit personal të Ramës edhe ndihma të taksapaguesit turk si spitali i Fierit e plot të tjera. Pa folur më tej për modelin jo shumë demokratik që ai ofron e që Rama me zell e kopjon. Pra, le të shpresojmë se vota turke do të jetë për lirinë dhe demokracinë e tyre si dhe për një miqësi tradicionale me Shqipërinë.

Etiketa: Genc PolloOpinion

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Para
DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike

DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com