GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një resorti turistik ka degjeneruar në përplasje të dhunshme me forcat e policisë.

Gjatë protestës së ditës së shtunë, banorët kanë akuzuar policinë për përdorim të forcës, veçanërisht ndaj grave, ndërsa një prej protestueseve ka përfunduar në spital pas lëndimeve të marra.

Pprej më shumë se 40 ditësh, banorët e Baks-Rrjollit kundërshtojnë një projekt investimi që parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në atë që ata pretendojnë se është toka e tyre e trashëguar brez pas brezi. Situata u përshkallëzua kur forcat e policisë ndërhynë për të lejuar vijimin e punimeve nga firma ndërtuese, duke çuar në konfrontim fizik me protestuesit.

Një situatë e tillë është regjistruar edhe gjatë paradites së kësaj të shtune, ku banorët pretendojnë se është ushtruar dhunë edhe ndaj grave të cilat kanë qenë të pranishme në protestë, ndërkohë që ka pasur edhe disa banorë të shoqëruar në furgonët e policisë për t’i dërguar drejt komisariatit të policisë së Shkodrës.

Nga ana tjetër banorët vijojnë të kërkojnë drejtësi pasi pretendojnë se kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe po protestojnë në tokat e tyre. Vetë banorët kanë kërkuar që të ndalen punimet në zone, derisa të merret një vendim nga ana e institucioneve përsa i përket pronësisë së tokës, por pavarësisht kësaj firma ka vijuar me punimet në zonë dhe është detyruar më pas edhe policia që të mbrojë punonjësit e firmës në mënyrë që të mos ketë përplasje me banorët e zonës.

Një nga banorët e zonës, Luçiana Kokaj, një nga banoret pra më aktive të kësaj proteste ka bërë përgjegjës gjatë ditës së sotme prokurorinë e Shkodrës nëse ndodh gjë në zonën e Baks Rrjollit, prandaj ka kërkuar që të hetohet dosja. Është dashur edhe ndërhyrja e ambulancës për të ardhur në zonë për të transportuar një nga banorët e zonës drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, pasi ka marrë lëndime dhe sipas banorëve ka marrë lëndime një nga banorët e zonës si shkak i përplasjes me forcat e policisë dhe para pak minutash ka ardhur edhe mjeti i ambulancës për të transportuar një nga banorët e zonës drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Sipas nanoreve, sipërfaqja ku po ndërtohet resorti ne siperfaqe rreth 146 hektarë tokë, u përket familjeve të zonës dhe është përvetësuar në mënyrë të paligjshme përmes dokumenteve të falsifikuara. Ata pretendojnë se toka është kaluar në pronësi të ish-zyrtarit të Kadastrës, Fatmir Shpellza, i cili më pas ia ka shitur biznesmenit Bashkim Ulaj.

Etiketa: banorePolicirrjoll

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com