GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Beteja pro e kundër të drejtës së abortit

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Beteja pro e kundër të drejtës së abortit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presioni ekonomik i shkaktuar nga pandemia si dhe ligjet e reja që kufizojnë abortin kanë detyruar shumë gra, sidomos nga shtresat e varfra, të shkojnë në kryeqytetin e vendit, Uashington për aborte. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias shpjegon arsyet:

Që nga muaji janar, të paktën 83 kufizime janë miratuar mbi të drejtën e abortit në 16 shtete amerikane, sipas Institutit Guttmacher Institute, një organizatë që lobon për të drejtat e riprodhimit.

Më të ndikuara janë gratë me ngjyrë, sidomos ato që mbetën pa punë si rezultat i pandemisë.

Si rezultat, kërkesa për aborte është rritur ndjshëm në shtete si Kolorado, apo në kryeqytetin Uashington, ku qasja është më e lehtë.

Në klinikën e lagjes DuPont ka pasur një rritje prej 10% të pacienteve nga shtete të tjera që nga marsi i vitit të kaluar. Gjysma e tyre nuk kanë sigurime shëndetësore dhe nuk mund të paguajnë koston deri në 12,000 dollarësh të kësaj procedure në spital.

Në këto raste nevojat përmbushen nga klinika jofitimprurëse.

“Ne bashkarisht, përmes fondeve të mbledhura ofrojmë ndihmën që u nevojitet këtyre grave. Jo thjesht mbulojmë koston, por i ndihmojmë edhe me transportin, akomodimin në hotel, etj,” thotë bashkëthemeluesja e klinikës, Maritza Arias Basemore.

Fondi i Uashingtonit për Abortin, që operon plotësisht me vullnetarë, është një ndër organizatat që grumbullon fonde për të mbështetur gratë, sidomos ato me të ardhura të ulëta, që duan të bëjnë abort.

“Në pesë muajt e parë të këtij viti, jemi zotuar të grumbullojmë 100,000 dollarë në muaj nga donacionet. Kjo shumë është dy herë më e lartë se donacionet që marrim zakonisht. Po bëjmë sa mundemi por nuk është e lehtë”, thotë Deborah Swerdlow e Fondit të Uashingtonit për Abortin.

Grupet kundër abortit duan që kjo praktikë të shpallet e paligjshme dhe po përgatiten t’i kundërvihen propozimit që do t’i dërgojë administrata Biden Kongresit për të eliminuar Amendamentin Hyde, i cili nuk lejon përdorimin e fondeve qeveritare për të mbështetur klinikat e abortit.

“Administrata Biden është administrata më e tërbuar ekstreme pro-abortit. Kërkojmë nga të gjithë që të thërrasin përfaqësuesit e tyre në Kongres e t’u bëjnë presion,” thotë Carol Tobias, Presidente e Organizatës “E drejta Kombëtare për Jetën”.

Ndërkaq, anëtarët e Kongresit që kundërshtojnë abortin po përpiqen të pengojnë miratimin e një ligji që do të shpallte të paligjshme kufizimet ndaj abortit të miratuara në shtete individuale.

“Ky ligj do të eliminonte masat për mbrojtjen e shëndetit dhe për informimin e duhur para procedurës, do të eliminonte kufizimet e aborteve në muaj të avancuar të shtatzanisë. Këto ligje i gjen thuajse në çdo shtet”, thotë Catherine Glenn Foster e Shoqatës “Amerikanët e Bashkuar Pro-Jetës”.

Në shtete ku janë miratuar kufizime të reja kundër abortit, aktivistët pro-abortit shqetësohen se mund të ndiqet shembulli i Teksasit me “ligjin e rrahjeve të zemrës” i cili ndalon abortet pas javës së gjashtë të shtatzanisë.

Persona që nuk kanë lidhje fizike me shtatzaninë mund të hedhin në gjyq klinikën.

Brittany House bëri abort në 2012. Ajo tani punon si vullnetare për grupin pro-abortit, Planned Parenthood dhe shton se duhet kapërcyer stigma që ekziston ndaj grave që kërkojnë të abortojnë.

“Për ata që nuk duan që gratë të bëjnë abort, çfarë programesh kanë miratuar në këto shtete për t’i ndihmuar gratë? I keni zgjeruar programet për ndihma me ushqime, me kopshte e çerdhe falas apo për mbështetjen e fëmijëve? Po u ofrojnë transport falas? Si do t’ua lehtësojnë jetën grave që të mos bëjnë aborte?” pyet Brittany.

Në bazë të ligjit federal të vitit 1973 Roe v. Wade, aborti është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Por mbetet i hapur debati mbi autoritetin e shteteve individuale për të kufizuar këtë të drejtë.

“Duhet të jemi të hapur dhe të dëgjojmë argumentet e të dyja palëve dhe të shpresojmë se mund të gjejmë një të mesme të pranueshme që të mbështesim gratë dhe familjet e tyre”, thotë Ana Langer, pedagoge në Universitetin e Harvardit.

Në maj, Gjykata e Lartë pranoi të dëgjojë argumentet e ngritura nga një grup kundër shtetit të Misisipit për të mos lejuar aborte pas 15 javë shtatzani. Gjykata e Lartë me një shumicë të fortë konservatore mund të rrëzojë ligjin federal që legalizoi abortin 48 vjet më parë./VOA

Lajme të lidhura

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Sekuestrohen  10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit
Aktualitet

Sekuestrohen 10 tonë kokainë, banda shqiptare kishte shënuar në pakot e drogës adresat e destinacionit

08:23 - 06/11/26
Para
“Protestoni për të drejtat tuaja”, Haradinaj thirrje qytetarëve: Ngrihuni kundër vendimit të Qeverisë për taksën e automjeteve

“Protestoni për të drejtat tuaja”, Haradinaj thirrje qytetarëve: Ngrihuni kundër vendimit të Qeverisë për taksën e automjeteve

TË FUNDIT

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze
Aktualitet

SPAK regjistron procedim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

18:52 - 07/11/26

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish....

Lexo më shumë
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com