GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beteja Veliaj-Balluku, si po ndikon Rama. Prapaskenat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Beteja Veliaj-Balluku, si po ndikon Rama. Prapaskenat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deri pak kohë më parë, përpos Edi Ramës, njeriu i dytë që e merrte kohën me pashë në televizionet kombëtare dhe ato lokale ishte padiskutim Erion Veliaj.

Me një zyrë të stërmadhe komunikimi në bashki, me lidhje okulte me pronarët mediatikë, që të tërë janë të interesuar për biznesin e lejeve të ndërtimit, kryebashkiaku i Tiranës kishte fituar epitetin e mbretit të “kasetave të gatshme”. Por, së fundi kjo hierarki është përmbysur. “Lali” nuk është më dyshi absolut. Gjithnjë e më tepër, zv kryeministrja Belinda Balluku, po e rivalizon atë.

Ajo shfaqet me të njëjtën frekuencë në kronikat e lajmeve që më shumë sesa pasqyrimi i një informacioni me interes publik janë marketim i një produkti të bëshëm politik. Lapsi.al e ka ndjekur ditë pas dite, javën e fundit, ku Balluku nuk lë rast pa u shfaqur në ekran. Këtë të premte në Klan dhe Top Channel (poshtë) u transmetua një kronikë pothuajse identike nga qendra operacionale për mbrojtjen kibernetike.

Nëse redaksitë e lajmeve të dy TV nacionale do të kishin qenë të interesuara të informonin publikun për këtë temë, kjo nuk mund të koincidonte në të njëjtën ditë. Kuptohet lehtë se kronika ka qenë e servirur nga zv kryeministrja. Pastaj, po ta shoheësh atë me detaje, vëren se edhe Balluku edhe shoqëruesi i saj ishin të paisur me mikrofonë në trup, gjë që tregon se ata nuk kishin shkuar për punë reale, por për të xhiruar një spot publicitar.

E njëjta fabul u përsërit edhe të mërkurën (poshtë), kur Belinda Balluku aktronte në një shkollë të rindërtuar në Durrës, madje duke marrë edhe rolin e zyshës (ndonëse vetë po hetohet për falcifikim diplome).

Kronika të ngjashme janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Deri këtu nuk ka ndonjë risi. Prej kohësh propaganda e rilindjes na ka mësuar më shfaqe të tilla, duke i përdorur televizionet e shndëruara në kioska numërimi parash, si shpëlarëse të imazhit të atyre që “hanë kumbulla dhe dardha”. E reja është se nga një film me dy aktorë kryesorë, pra me shefin dhe pasardhësin, skenari i tanishëm po shkruhet me skena treshe. Në lojë nuk janë më vetëm Rama dhe Veliaj, por ata kanë formuar një trekëndësh dominimi informativ, ku është shtuar edhe Belinda Balluku, e cila duket se u përgatit për këtë rol, që kur i’u përvesh ndryshimeve drastike estetike. Asnjë herë më parë, asnjë ish zv kryeministër, jo Senida Mesi apo Niko Peleshi, por as Erion Brace që kishte një peshë politike, apo Arben Ahmetaj që kishte mundësi financiare, nuk kanë pasur këtë zemëegjerësi me kohën televizive. Prandaj kuptohet se Balluku bën dalje me leje.

Në të gjitha rrethet e PS-së ka kohë që flitet për rivalitetin mes tyre se kush i shërben më mirë shefit. Por që pas aferës McGonigal, protagonizmit të shtuar të Veliajt, afrimit të fortë të këtij të fundit me Alex Soros dhe pritjes zyrtare që i bënë në SHBA, me sa duket Rama ka vendosur ta prishë skemën me një lider absolut, një numër dy dhe shumë vende bosh.

Ndoshta strategjia ka ndryshuar, roli i Veliajt, që është në mandattin e tretë dhe të fundit në Tiranë duhet zbehur dhe ai duhet rivalizuar me Ballukun. Kjo e fundit është gjithashtu në krye të një institucioni me shumë fonde, para, dhe mundësi për të bërë qoka, mban prej një viti postin nr 2 në qeveri, është përgatitur edhe vizualisht për rolin duke u bërë më tërheqëse për pronarët mediatikë. Me shumë gjasë, kjo është edhe arsyeja që po e shohim gjithnjë e më shpesh në ekrane, duke përdorur stilin e Lalit, si një mjet për ta zhvlerësuar me armët e veta, në fushën ku deri më tani ai ka luajtur pa konkurentë. /Lapsi.al

Etiketa: BallukuKryesore1PerplasjetVeliaj

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji
Aktualitet

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë
Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Para
Hummer-i përfundon në kanal në Mullet

Hummer-i përfundon në kanal në Mullet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com