GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Betejë pa kthim”, Berisha: Rama nuk mund ta kontrollojë më opozitën

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Betejë pa kthim”, Berisha: Rama nuk mund ta kontrollojë më opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha vijoi sërish edhe sot deklaratat e tij kundër kryeministrit Edi Rama duke theksuar se ai nuk mund të kontrollojë më opozitën, pasi e kuptoi se PD është sot në këmbë, dhe e vendosur të përmbysë regjimin e tij.

Berisha konfirmoi se Partia Demokratike nuk do ta ndalë betejën e saj, deri në rikthimin e respektimit të të drejtave të saj.

“Tani unë jam këtu për këto çështje.
Së pari, për të konfirmuar qëndrimin e PD se asgjë, nuk do mund të ndalë betejën pa kthim të deputetëve të opozitës, përveç rikthimit të të drejtave të tyre. Ne jemi të interesuar për jetë parlamentare normale në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren.
Ne nuk po bojkotojmë, pikërisht se jemi të interesuar, përndryshe nuk do shkonim në parlament.
Por jo, ne po shkojmë në parlament, po protestojmë se jemi të interesuar për jetë parlamentare normale.
Së dyti, e garantoj Edi Ramën se asnjë lloj mase përveç rikthimit të plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës, nuk do mund të bllokojë protestën e deputetëve të PD.
Së treti, mashtrimi i paskrupullt i tellallëve dhe zyrtarëve të qeverisë, se kjo që ndodh ka lidhje me persekutimin politik të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, është një gënjeshtër e turpshme.
Kjo është shpallur përpara se Edi Rama të shpallë masat.
Edi Rama ndërmori aktet kundër Sali Berishës, pikërisht kur e kuptoi se nuk mund të kontrollojë më opozitën, e kuptoi se PD sot në këmbë është e vendosur të përmbysë regjimin e tij.
Edi Rama ka ecur i sigurt, se ka pasur në kontroll opozitën shqiptare.
Ai e pa gjatë muajit të fundit se ky kontroll dhe pasojat e përçarjes së tij morën fund.
Dhe ky është shkaku i tronditjes së tij gjer në palcë. Ai e di se këtë opozitë nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë pa realizimin e qëllimeve të saj, rikthimin e votës së lirë të shqiptaërve.
Ai e di mirë se me një opozitë të vërtetë nuk fiton kurrë.
Ai e di mirë se sot opozita nuk mund të kontrollohet më prej tij, nuk i nënshtrohet me asgjë tjetër përveç ligjeve të vendit dhe është shndërruar në dy muaj në tmerrin e vërtetë të tij.”

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Botë

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Para
Berisha premton: Edi Ramës do t’i bëj gjyqin politik të shekullit

Berisha premton: Edi Ramës do t’i bëj gjyqin politik të shekullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com