Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 Prillit, deputeti i zgjedhur Xhelal Mziu teksa shpreh mbështetjen hapur për Lulzim Bashën në garën për postin e kryetarit të së djathtës, deklaron në një postim në Facebook se betejën kundër atij që e cilësojnë regjim kriminal nuk po e bëjnë për veten e tyre, por për shqiptarët.
“Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës! Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë.
Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët” shkruan ai. Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.