GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit, trashëgimia historike po shkon drejt zhdukjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive.

Pallatet 8-11 katëshe me arkitekturë gati identike janë në garë me njëra- tjetrën. Madje, godinat e reja po ngrihen edhe në pjesën detare, jashtë murit lindor të portit më të madh të vendit.

Pavarësisht defekteve të shfaqura në ndërtim, projekti “Durrës Yachts & Marina” po nxiton që ta ndryshojë edhe më shumë peizazhin bregdetar të Durrësit.

“Nga plazhi i Durrësit, qyteti nuk duket më,” thotë një nga inxhinierët e projektit.

“Ndërtimet e shumta të projektit Durrës Marina, që po vijojnë ngrihen brenda territorit portual, do ta bllokojnë edhe më tej pamjen e qytetit antik,” shtoi ai.

Projekti kontrovers me statusin e investimit strategjik të sipërmarrësit nga Emiratet, Mohamed Alabbar synon që të prodhojë një lagje të re brenda portit të Durrësit.

Sipas planifikuesit urban, Artan Kacani, ky projekt do të shkaktojë një ndarje të qytetit të Durrësit me plazhin turistik.

Qyteti i Durrësit, i cili mori formën e tij moderne në periudhën mes dy luftrave botërore, ka ndryshuar me shpejtësi gjatë tre dekadave të fundit për shkak të ndërtimeve masive në qytet dhe përgjatë vijës bregdetare.

Shpeshherë, ndërtimet nuk kanë qenë në harmoni me të shkuarën e qytetit dhe trashëgiminë e tij kulturore.

Në fillim të viteve 1960, aty ku ishte kantieri detar që u shkatërrua kohët e fundit, arkeologu Vangjel Toçi zbuloi çekanin e parë prej guri, objekti që përcaktoi edhe moshën gati 3.000-vjeçare të qytetit të Durrësit.

Disa nga objektet më të rëndësishme që u ngritën pas tërmetit të vitit 1926, kanë ndryshuar destinacion ose janë shkatërruar në fillim të këtij shekulli, duke fshirë njëkohësisht kujtesën e kësaj periudhe.

Mes tyre është edhe godina e Shoqërisë Anonime të Letrës dhe Shkrepseve, STAMLES, e themeluar në vitin 1924 dhe e transformuar gjatë regjimit komunist.

Artan Hoxha, një nga pasardhësit e familjeve që e krijuan shoqërinë me afro 300 aksionerë, mendon se Stamles ishte një shoqëri ekselente.

“Sot e kësaj dite në Shqipëri nuk kemi ende një bashkëorganizim të sipërmarrësve të sotëm, në një shoqëri aksionere me atë perfeksion raportesh mirëkuptimi siç kemi patur STAMLES-in në Durrës,” tha ai.

Nga godina e dikurshme nuk ka mbetur asnjë shenjë, ndërkohë që një basorelief që ruhet prej një arkitekti ende nuk edhe vendosur si shenjë kujtese në muret e godinës së re.

Lagjja 11 në qendër të Durrësit, dikur bërthama e pandryshueshme e qytetit ilir, romak, bizantin dhe venecian, përfaqëson një trashëgimi të pazëvendësueshme për qytetin e Durrësit.

Bukuroshja e Durrësit, një nga mozaikët më të famshëm të antikitetit; ndërtimet termale të periudhës së vonë romake; pallati aristokratik; si dhe Forumi Rrethor, janë shembuj monumentesh unike për rajonin dhe periudhat kronologjike që përfaqesojne.  Kjo lagje e Durrësit modern, bërthamë e pandryshueshme e historisë se tij urbane, duhej të ishte pasqyra e kujtesës historike të qytetit.

“Por sot ajo është kthyer në shembullin më të dhimbshëm të shkatërrimit urban,” tha për BIRN arkeologia Brikena Shkodra.

Ndërtime të pakontrolluara, shpesh përtej kritereve të lejuara nga ligji për trashëgiminë kulturore, kanë zhdukur çdo lidhje me kujtesën historike dhe madje edhe me konceptin e hapësirës moderne urbane – tha Shkodra, duke shtuar se muret e banesave ngjiten pa kriter, rrugicat tradicionale janë zhdukur, ndërsa zhvillimi kaotik ka fshirë identitetin e lagjes.

Një foto nga katet e sipërme të një pallati të ngritur në këtë lagje, dëshmon se nga një thesar arkeologjik unik, lagjja është shndërruar në një plagë të hapur betoni, që tregon se si mungesa e vizionit urbanistik dhe neglizhenca institucionale po shkatërrojnë kujtesën historike./BIRN

 

 

Etiketa: betonDurrësKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është...

Lexo më shumë
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com