GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Betonizimi i Tiranës/ Shtohen lejet e ndërtimit në kryeqytet, bien në rang kombëtar

09:56 - 31/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Betonizimi i Tiranës/ Shtohen lejet e ndërtimit në kryeqytet, bien në rang kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit është shtuar në Tiranë gjatë tremujorit të parë, ndërsa ka rënë në rang kombëtar, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se si sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, ashtu dhe numri i tyre, kanë shënuar rritje në tre muajt e parë të vitit. Sipas shifrave të raportuara nga INSTAT, për periudhën janar- mars 2024 janë dhënë gjithsej 109 leje ndërtimi me një sipërfaqe prej 232 mijë metra katror, me një rritje prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur sipërfaqja e lejeve zbriti poshtë 200 mijë metra katror për herë të parë që nga viti 2018 dhe u dhanë 79 leje ndërtimi.

Po sipas INSTAT, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike në tremujorin e parë në kryeqytet ishte 9.1 miliardë lekë, ose rreth 90 milionë euro, me rritje prej 39% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga Tirana, në rang kombëtar u dhanë më pak leje.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2024 janë miratuar gjithsej 311 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 429 leje të miratuara në tremujorin e parë 2023, duke shënuar një ulje prej 27,5 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2024 është 357.585 m2, nga 415.842 m2 miratuar në tremujorin e parë 2023, duke shënuar një ulje prej 14,0 %.

Në tremujorin e parë 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,6 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2023, duke shënuar një ulje prej 35,0%.

Etiketa: Kryesore1ndertimeTirane

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë
Breaking Views

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
Para
Barazia gjinore me hendek të theksuar! Gratë këshilltare në 11 bashki u lejuan të flasin vetëm në 30% të rasteve

Barazia gjinore me hendek të theksuar! Gratë këshilltare në 11 bashki u lejuan të flasin vetëm në 30% të rasteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com