GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë

08:50 - 03/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden dhe Scholz takohen në Shtëpinë e Bardhë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton sot Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin amerikan Joe Biden, në kohën kur të dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.

Një veprim i tillë nga Kina mund të ndryshojë potencialisht trajektoren e luftës, duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të varfëruara të armatimeve.

Scholz, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Gjermanis, i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe për të mos furnizuar me armë Rusisë.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, dhe kombet evropiane, në përgjithësi, kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit.

SHBA dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare, por gjithashtu ka pasur fërkime për çështje si sigurimi i tankeve, dhe Uashingtoni herë pas here është frustruar me hezitimin e Berlinit.

Vizita e Scholz përshkruhet si një “vizitë e vërtetë pune midis këtyre dy liderëve”.

Takimi pritet të jetë kokë më kokë, ku Biden dhe Scholz mund të jenë të vetmit njerëz në dhomë për pjesën më të madhe të kohës.

I pyetur për rrethanat e vizitës së tij, Scholz tha se ai dhe Biden duan të flasin drejtpërdrejt me njëri -tjetrin, dhe ai e përshkroi situatën e krijuar si “një situatë globale ku gjërat janë bërë shumë të vështira”.

Scholz ka hedhur poshtë çdo nocion mosmarrëveshjeje midis aleatëve,

“Është e rëndësishme që miq të tillë të mund të flasin për të gjitha këto pyetje së bashku, vazhdimisht”, tha ai./REL/

Etiketa: BidenScholztakohen

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com