GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Biden i “bindet” urdhrit të talebanëve, 31 gushti afati i fundit për tërheqjen e plotë të trupave amerikane

19:42 - 24/08/21
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden i “bindet” urdhrit të talebanëve, 31 gushti afati i fundit për tërheqjen e plotë të trupave amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Administrata e Joe Biden ka bërë të ditur se presidenti ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti.

Pas këshillimit me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Biden ka peshuar rreziqet që paraqet mbajtja e forcave në terren përtej afatit, zoti Biden zgjodhi të përfundojë misionin të martën e ardhshme, që ishte dhe afati që ai vendosi shumë përpara se talebanët të merrnin kontrollin e plotë të Afganistanit më 15 gusht. Biden i kërkoi ekipit të tij të sigurisë kombëtare që të hartojnë plane emergjence në rast se lind një situatë, që do të kërkonte shtyrjen për pak kohë të afatit, tha i njëjti zyrtar amerikan.

Të martën Shtetet e Bashkuara e rritën numrin e fluturimeve ajrore me të evakuar nga Afganistani, në nivelin më të lartë të tyre. Zoti Biden po shqyrtonte mundësinë nëse do të zgjasë afatin që vendosi vetë, duke marrë në konsideratë kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë nga grupet ekstremiste në kryeqytetin afgan, rezistencën e talebanëve ndaj shtyrjes së afatit si dhe mundësive që jo të gjithë amerikanët dhe aleatët afganë në rrezik, mund të evakuohen deri të martën tjetër.

Aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara, ligjvënësit amerikanë, grupet e veteranëve si dhe organizatat e refugjatëve po i kërkojnë Presidentit Biden të vazhdojë evakuimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Në një konferencë shtypi në Kabul, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha të martën se grupi nuk do të pranojë “asnjë zgjatje” të afatit.

Më vonë gjatë ditës, zëdhënësi Pentagonit John Kirby, tha se ushtrisë do t’i duhen “të paktën disa ditë” për të tërhequr plotësisht nga Kabuli pajisjet si dhe disa mijëra trupa. Ai tha se ende po synohet që largimi të ndodhë deri më 31 gusht. Sipas zotit Kirky ka kohë të mjaftueshme për të nxjerrë të gjithë amerikanët nga Afganistani, por ai dha pak detaje në lidhje me përfundimin e evakuimit të të gjithë afganëve në rrezik.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara e vende të tjera po kryejnë gjithashtu evakuime dhe do të duhet t’i mbyllin operacionet e të largohen, përpara trupave amerikane.

Etiketa: AfganistaniJoe BidenSHBAtalebanettrupat amerikan

Lajme të lidhura

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Para
“Doja t’i hiqja pistoletën nga dora, e plagosa padashje”, zbardhet kronologjia e ngjarjes së Ksamilit

“Doja t’i hiqja pistoletën nga dora, e plagosa padashje”, zbardhet kronologjia e ngjarjes së Ksamilit

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com