GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës

22:51 - 09/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan dhe ai i Ukrainës diskutuan mënyrat për t’i ofruar siguri, mbështetje financiare dhe politike Kievit gjatë një bisede telefonike të enjten, tha në një deklaratë zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Zelenskiy i tha gjithashtu presidentit amerikan Joe Biden se Ukraina kishte “propozime të qarta” se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë.

Zelenskiy dhe Bideni folën ndërsa Rusia vazhdoi një retorikë armiqësore ndaj Ukrainës dhe e krahasoi krizën atje me momentin më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Rusia pret që presidenti Biden ta ftojë atë në bisedimet e mundshme me vendet e NATO-s.

Presidenti Joe Biden tha këtë javë se SHBA-të do të marrin një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor.

Por çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin e SHBA.

Zoti Biden bëri ofertën e tij për angazhimin e diplomacisë amerikane gjatë një bisede dy-orëshe në internet me zotin Putin të martën. Ai ofroi që negociatave t’u bashkohen edhe vendet evropiane, jo vetëm për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore, por dhe për të trajtuar kundërshtimet më të mëdha strategjike të zotit Putin ndaj NATO-s, zgjerimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës gjithnjë e më afër kufijve të Rusisë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden i përcolli zoti Zelenskiy mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë telefonatës së zhvilluar sot./Marrë nga VOA.

Etiketa: Joe BidenmbeshtetjeukrainaZelenski

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Rritja ekonomike, Shehi: Ç’ janë këto shifra joreale që iu tregojmë shqiptarëve

Dashamir Shehi: Shumica e anëtarëve të PD mbështesin Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Lexo më shumë
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com