GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden në konferencë me Zelenskyn: Jemi në krah të Ukrainës

19:24 - 22/12/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden në konferencë me Zelenskyn: Jemi në krah të Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHBA do të bëjnë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e tyre, siguroi presidenti amerikan, Joe Biden dhe siguroi mbështetjen më të madhe të mundshme për mbrojtjen e Ukrainës nga lufta agresore e Rusisë në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodimir Zelensky. “Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm”, tha presidenti Biden. Ai theksoi se lufta e Ukrainës kundër sulmit rus është “pjesë e një gjëje më të madhe”. SHBA e dinë, se nëse shohim pa bërë gjë “sulme të tilla eklatante kundër lirisë dhe demokracisë dhe parimeve bazë të sovranitetit dhe integritetit territorial, me siguri do të ketë pasoja më të rënda për botën”. Sulmi kundër Ukrainës është edhe sulm kundër lirisë sonë. Biden theksoi, se nuk e ka parë ndonjëherë BE dhe NATO-n kaq të bashkuar si në këto kohë lufte.

Ukraina vendos vetë për bisedimet e paqes

Sipas qëndrimit amerikan, Zelenski ka dorë të lirë të vendosë për kohën e bisedimeve të paqes me Rusinë. Kur Zelenski të jetë gati të negociojë me Rusinë, “atëherë ai do të ketë sukses, sepse ka fituar në fushën e betejës”, tha Biden në konferencën për shtyp. Kurse presidenti ukrainas theksoi, se një “paqe e drejtë” me Rusinë nuk do të përmbajë kompromise për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “Ne luftojmë vërtet për një fitore të përbashkët kundër kësaj tiranie”, tha Zelenski. “Dhe ne do të fitojmë.”

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski më parë gjatë takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë Zelenski ishte shprehur, se e falënderon SHBA-në me gjithë zemër dhe në emër të të gjithë ukrainasve dhe se është “një nder i madh” që ishte në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas që nga fillimi i luftës.

Ndihma për Ukrainën

Presidenti Biden vlerësoi “guximin” e Ukrainës përballë luftës agresore të Rusisë”. “Populli ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.” – tha presidenti amerikan, i cili i premtoi Ukrainës ndihma ushtarake shtesë në Shtëpinë e Bardhë: “Ne do të vazhdojmë të forcojmë kapacitetet e Ukrainës për të mbrojtur veten, veçanërisht mbrojtjen ajrore”. Për këtë SHBA do të furnizojë Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, tha Biden. SHBA premton 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm SHBA-së, Antony Blinken, tha se ky sistem do t’i mundësojë Ukrainës “të qëllojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe avionë në një lartësi dukshëm më të lartë se sa me sistemet e mbrojtjes ajrore që i ishin dhënë më parë”. Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë Zelenski i dha Presidentit të SHBA-së si dhuratë Urdhrin e Meritës të një ushtari ukrainas. Ky ushtar – “një hero i vërtetë” – i kishte kërkuar atij që t’ia jepte urdhrin presidentit Biden, tha presidenti ukrainas. Biden u prek dhe tha se ishte mirënjohës për dhuratën që nuk e meritonte.

Fjalim para Kongresit Amerikan

Presidenti Zelenski mbajti edhe një fjalim para Kongresit Amerikan. Ai u përshëndet me madhështi dhe duartrokitje, kur hyri në Kapitol për të folur në një takim të përbashkët të Kongresit. Përkundër të gjitha skenarëve apokaliptikë, Ukraina nuk është dorëzuar, tha Zelenski në fjalimin e tij. “Ukraina është plotësisht e gjallë.” Sipas presidentit ukrainas, lufta në Ukrainë do të ndikojë deri edhe brezat e ardhshëm. “Kjo luftë do të vendosë, se në cilën botë do të jetojnë fëmijët dhe nipërit tanë, dhe fëmijët e nipat e tyre”. Në Kongrensin Amerikan, Zelenski, theksoi se kjo botë është shumë e ndërlidhur, saqë dikush të mund të qëndrojë mënjanë dhe të ndjehet në të njëjtën kohë i sigurtë, për sa kohë një luftë vazhdon.

Qëllimi i fjalimit të Zelenskit ishte të bindte anëtarët e Kongresit që të vazhdojnë financimin e mbrojtjes së vendit të tij kundër Rusisë. Kongresi dëshiron të caktojë në buxhetin për vitin 2023 ndihma të mëtejshme për Ukrainën në shumën prej rreth 45 miliardë dollarë. Senatorët republikanë janë shprehur gjithnjë e më skeptikë për vazhdimin e shpenzimeve prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë që qeveria amerikane premtoi të mërkurën (21.12) 1.85 miliardë dollarë ndihma të reja ushtarake për Ukrainën./DW/

Etiketa: BidenukrainaZelensky

Lajme të lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Para
Kosovë/ Ministri: Nëse KFOR-i s’vepron, ne do t’i heqim barrikadat

Kosovë/ Ministri: Nëse KFOR-i s'vepron, ne do t’i heqim barrikadat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com