GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden: Një sulm kimik në Ukrainë, do të shkaktonte ndërhyrjen e NATO-s

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Po Kosova? SHBA nuk konfirmon, as mohon ftesën në Samitin për Demokraci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin gaboi kur u shpreh se NATO-ja do të ishte e ndarë për Ukrainën. Presidenti Biden tha në një konferencë për shtyp se ndërhyrja ruse në Ukrainë ka ndërtuar unitetin më të madh brenda NATO-s, Bashkimit Evropian dhe ekonomive të Grupit të Shtatëshes. Presidenti Biden tha se Putini, “nuk mendoi se ne mund ta ruanim këtë kohezion”, duke shtuar se NATO-ja “kurrë nuk ka qenë më e bashkuar se sa është sot”.

Vendet e NATO-s dhe aleatët e tjerë kanë vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë, duke dëmtuar ekonominë e atij vendi. Megjithatë, BE-ja është përmbajtur të ndërmarrë hapa si SHBA-ja duke ndaluar importin e naftës dhe gazit natyror nga Rusia. Në një konferencë shtypi në selinë e NATO-s, Presidenti Joe Biden tha se beson se Rusia duhet të përjashtohet nga G20-a, por ky vendim do të varet nga grupi në tërësi.

Presidenti Biden tha se nëse kjo nuk mund të arrihet, atëherë Ukraina duhet të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet e G20 si vëzhguese. Presidenti tha gjithashtu se çdo sulm i mundshëm me armë kimike nga Rusia do të “shkaktonte një përgjigje të të njëjtit lloj”.

Udhëheqësit e G-7ësm vendeve më të industrializuara, paralajmëruan Rusinë të mos përdorë armë biologjike, kimike ose bërthamore në luftën e saj me Ukrainën, thuhet në deklaratën e lëshuar pas bisedimeve në Bruksel të enjten.

“Ne paralajmërojmë kundër çdo kërcënimi të përdorimit të armëve kimike, biologjike dhe bërthamore ose materialeve të ngjashme”, thanë udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Gjermania.

Të gjitha vendet ishin të gatshme të mirëpresin refugjatët nga Ukraina.

Për sa i përket energjisë, udhëheqësit u bënë thirrje vendeve prodhuese të naftës dhe gazit që të veprojnë me përgjegjësi dhe të rrisin furnizimet në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar se OPEC-u kishte një rol për të luajtur në këtë çështje. Ata gjithashtu thanë se do të shmangnin ndalimin e eksportit të ushqimit./VOA/

 

 

Etiketa: Joe BidenkimikNATOnderhyrjasulmUkraine

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Çfarë ndodh kur aktorët eksitohen vërtet gjatë xhirimeve?

Çfarë ndodh kur aktorët eksitohen vërtet gjatë xhirimeve?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit
Ekonomi & Sociale

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e pesë projekteve të përzgjedhura në konkursin për zhvillimin e “Tirana Fountain...

Lexo më shumë
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com