GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden: Nuk besoj që talebanët kanë ndryshuar

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan edhe pas 31 gushtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se ai nuk beson se talibanët kanë ndryshuar dhe se, sipas tij, ata tani po kalojnë nëpër një “krizë ekzistenciale” lidhur me atë nëse duan legjitimitet në skenën botërore pasi morën pushtetin në Afganistan.

Kur u pyet gjatë intervistës për ABC – që u transmetua më 19 gusht – se nëse ai beson që talibanët kanë ndryshuar, presidenti Biden u përgjigj: “Jo”.

“Mendoj se ata po kalojnë nëpër një krizë ekzistenciale lidhur me atë nëse duan që të njihen nga komuniteti ndërkombëtar si qeveri legjitime. Nuk mendoj se ata duan një gjë të tillë”, tha Biden.

Fuqitë perëndimore po përballen me vendimin se a duhet të merren me talibanët, të cilët i kanë luftuar për pothuajse 20 vjet, pasi militantët më 15 gusht morën nën kontroll Kabulin, pas një ofensive të shpejtë ushtarake, ku morën nën kontroll shumicën e provincave afgane. Marrja nën kontroll e Afganistanit nga talibanët ka rritur frikën se grupi fundamentalist do të rikthejë udhëheqjen brutale.

Liderët talibanë kanë thënë se ata duan paqe dhe një qeveri gjithëpërfshirëse – në suaza të parimeve të Islamit. Ata po ashtu janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve dhe do të respektojnë të drejtat e grave, bazuar në ligjin islam.

Presidenti amerikan, Biden tha se kërcënimi nga al-Kaida dhe organizatat e lidhura me të “është më i madh në pjesë të tjera të botës sesa në Afganistan”, duke shtuar se bota nuk mund të injorojë “problemet në horizont” që paraqesin bashkëpunëtorët e al-Kaidës në Siri dhe në Afrikën Lindore, ku ai tha se kërcënimi për Shtetet e Bashkuara “është dukshëm më i madh”.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Biden po ashtu u pyet edhe për shqetësimet lidhur me trajtimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe ai tha se forca ushtarake nuk është përgjigja për këtë çështje.

“Ideja që ne të jemi në gjendje të rregullojmë çështjen e të drejtave të grave në mbarë botën përmes forcës ushtarake nuk është ide racionale. Ka shumë vende të botës ku gratë shtypen. Mënyra se si duhet ta trajtojmë këtë çështje është që të bëjmë presion ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar mbi ta, në mënyrë që ata të ndryshojnë sjelljen”, tha Biden.

Sipas Ligjit të Sheriatit, që talibanët imponuan kur udhëhoqën Afganistanin nga viti 1996 deri më 2001, grave dhe vajzave iu ndalua shkollimi dhe punësimi.

Po ashtu, gratë dhe vajzat ishin të detyruara që të mbuloheshin plotësisht gjatë daljes në publik dhe nuk mund të dilnin nga shtëpia pa shoqërinë e një të afërmi mashkull.

Më 18 gusht, Biden po ashtu ka thënë se forcat amerikane mund të qëndrojnë në Kabul edhe përtej 312 gushtit, që është data kur trupat amerikane duhet të tërhiqen nga Afganistani. Qëndrimi më i gjatë në Kabul mund të ndodhë me qëllim që të evakuohen të gjithë shtetasit amerikanë./ REL

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Mutacioni Delta në Greqi, mjekët: Shenjat më të rënda tek të pavaksinuarit

Mutacioni Delta në Greqi, mjekët: Shenjat më të rënda tek të pavaksinuarit

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com