GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden: Partneriteti SHBA-Vietnam nuk synon të frenojë Kinën

15:58 - 11/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: Partneriteti SHBA-Vietnam nuk synon të frenojë Kinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur bisedimet e nivelit më të lartë të muajve të fundit me drejtuesit kinezë. Bisedimet u bënë rishtazi gjatë takimit të nivelit të lartë të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës në Nju Delhi, të Indisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nike Ching, gjatë një vizite më pas në Vietnam, Presidenti Biden tha se partneriteti strategjik gjithëpërfshirës mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit nuk synon frenimin e Kinës.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Joe Biden tha se u takua me Kryeministrin kinez Li Qiang, në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të G20-ës në Indi. Gjatë një konference për shtyp në Hanoi, Presidenti Biden tha se mungesa e Presidentit kinez Xi Jinping nga bisedimet në G20, mund të jetë rezultat i krizës së brendshme ekonomike në Kinë.

“Është i zënë tashmë. Ka papunësi masive mes të rinjve. Një ndër shtyllat kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon tani. Nuk jam i gëzuar për këtë. Por, nuk po funksionon. Kështu që po përpiqet ndoshta të gjejë zgjidhjen. Nuk e di”, tha Presidenti Biden.

Udhëheqësi amerikan tha se Uashingtoni nuk dëshiron të frenojë Kinën. Presidenti Biden gjithashtu tha se nuk mendon se do të ketë një sulm ushtarak ndaj Tajvanit për shkak të krizës ekonomike të Kinës. Kina e konsideron Tajvanin një provincë të shkëputur dhe nuk ka përjashtuar ndonjëherë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e plotë të këtij territori të vetëqeverisur.

“Nuk mendoj se kjo do ta shtyjë Kinën të sulmojë Tajvanin. Madje është e kundërta. Kina ndoshta nuk ka kapacitetet që ka patur më parë. Por siç thashë, nuk synoj të dëmtojmë Kinën. Sinqerisht”, tha Presidenti Biden.

Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami po rrisnin nivelin e marrëdhënieve në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës – statusi më i lartë diplomatik i dhënë ndonjëherë Hanoit.

Uashingtoni dhe Hanoi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në lidhje me çështje të të drejtave të njeriut, por pretendimet e mëdha territoriale të Kinës në pjesët e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore i kanë afruar më shumë me njëri-tjetrin Shtetet e Bashkuara dhe Vietnamin, thonë analistët.

“Nuk është se zgjedhin anën e Amerikës. Mbajnë Amerikën afër për të ruajtur balancën me Kinën… Për këtë çështje, Vietnami e shikon Kinën njësoj siç e perceptojnë Shtetet e Bashkuara; pra Vietnami e shikon Kinën si një fuqi agresore, kërcënuese, revizioniste dhe që shkel rregullat. Kështu që kur Shtetet e Bashkuara flasin për lirinë e lundrimit dhe respektimin e kuadrit ligjor, Vietnami është plotësisht dakort për këtë çështje”, thotë Greg Poling, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë tregu kryesor për eksportin e mallrave vietnameze. Vizita e Presidentit Biden do të inkurajojë gjithashtu tregtinë dhe investimet mes dy vendeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë një zinxhir furnizimi më pak të ndërvarur nga Kina./VOA

Etiketa: BidenSHBAVietnam

Lajme të lidhura

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin
Aktualitet

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin

11:53 - 18/01/26
Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja
Aktualitet

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

11:26 - 18/01/26
Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale
Breaking Views

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Para
Santos pas humbjes ndaj Shqipërisë: Nuk do ta jap dorëheqjen…

Shqipëria 'shkarkon' Fernando Santos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin
Aktualitet

Mbi motor me armë në dorë në shëtitoren e Durrësit, policia: Shmangëm atentatin

11:53 - 18/01/26

Dyshohet se kishte shënjestër për atentat, arrestohet 24-vjeçari i armatosur në shëtitoren e plazhit. Bashkë me të një i dytë...

Lexo më shumë
Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

Dy apartamente shndërrohen në shtëpi publike në Durrës, arrestohet tutorja

11:26 - 18/01/26
Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës

Senegali i Sadio Mane përballë Marokut të Brahim Diaz, sonte luhet finalja e madhe e Kupës së Afrikës

10:17 - 18/01/26
Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

Vendimi i Trump për vizat/ Rama: Kjo është diçka krejt normale

09:58 - 18/01/26
Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com