GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden, thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat

14:11 - 14/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në Ukrainë/ Reagon Biden: Rusia po shkakton mizori, po vret civilë të pafajshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten”, tha presidenti.

Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë të parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.

Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008, e cila gjithashtu nuk arriti të përmbushë detyrimet financiare. Pas bankës Silicon Valley, edhe një bankë e dytë, banka Signature, me bazë në Nju Jork gjithashtu falimentoi.

Biden tha se do të kërkonte që përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ushtroi trysni për mbikëqyrje e praktika më të mira që rregullojnë veprimtarinë e bankave më të mëdha. Presidenti premtoi se asnjë humbje nuk do të përballohej nga taksapaguesit.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt”.

Biden njoftoi gjithashtu shkarkimin e drejtuesve të bankave që falimentuan. “Nëse banka do të administrohen nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, ata që drejtojnë bankën nuk duhet të punojnë më atje”, tha ai. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, është agjencia përgjegjëse federale për sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.

Me një vlerë kapitali prej 110 miliardë dollarësh, falimentimi i bankës Signature përbën rastin e tretë më të madh në historinë e SHBA-ve. Një tjetër bankë në vështirësi, First Republic, njoftoi të dielën se kishte forcuar situatën e saj financiare, falë financimit të siguruar nga Banka Qendrore dhe JPMorgan Chase.

Etiketa: amerikanebankaBiden

Lajme të lidhura

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës
Aktualitet

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26
Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

15:30 - 22/01/26
19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)
Aktualitet

19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)

13:58 - 22/01/26
Para
Ja disa këshilla për të mos hedhur paratë kot

Ja disa këshilla për të mos hedhur paratë kot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)
Breaking Views

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)

23:27 - 22/01/26

U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për Ligën e Europës, ku “ligjin” duket se e bën skuadrat vendase....

Lexo më shumë
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

23:03 - 22/01/26
Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

21:40 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com