GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden thirrje Rusisë: Lironi menjëherë gazetarin amerikan

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden thirrje Rusisë: Lironi menjëherë gazetarin amerikan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i kërkoi Rusisë të lirojë menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili arrestua nën akuzën e spinuazhit, që vetë gazeta e ka hedhur poshtë me forcë.

I pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë se cili ishte mesazhi i tij për Rusinë në lidhje me Gershkovichin, i cili është shtetas amerikan, Biden tha: “Lëreni të lirë”.

Por ai e kundërshtoi nga ana tjetër kërkesën e bordit redaktues të medias të së njohur për t’i dëbuar gazetarët rusë nga SHBA-ja.

Në një artikull të botuar të enjten, bordi të redaktorëve i Wall Street Journal bëri thirrje për dëbimin e ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara dhe “të gjithë gazetarëve rusë që punojnë këtu”, duke e përshkruar këtë masë si “minimumi që pritet”.

“Koha e arrestimit duket si një provokim i llogaritur për ta vënë në vështirësi SHBA-në dhe për ta frikësuar shtypin e huaj që ende punon në Rusi”, thuhej në shkrim. Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për të parë dëmet nga tornado në Misisipi, Biden tha se dëbimi i gazetarëve rusë “nuk ishte në plan tani”.

Gershkovich besohet të jetë gazetari i parë i huaj i arrestuar për spiunazh në Rusinë post-sovjetike. Ndalimi i tij pritet t’a përshkallëzojë konfrontimin e Kremlinit me Perëndimin mes tensioneve të ashpërsuara për shkak të luftës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur kërkesës së bordit redaktues që të gjithë gazetarët rusë të dëbohen, tha se “gazeta mund ta thotë këtë, por kjo nuk duhet të ndodhë, sepse nuk ka arsye për një gjë të tillë, e sa për Gershkovich“, nënvizoi ai, e kemi kapur “në flagrancë”.

Etiketa: BidengazetarRusi

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
Tifozët i kanë “vënë vizën” kampionit të botës

Zërat për rikthimin e Messit te Barça, reagon Galtier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com