GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden zotohet se Amerika nuk do t’i njohë kurrë përpjekjet e Rusisë për aneksim

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Biden njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

U.S. President Joe Biden delivers remarks on his administration's efforts to pursue deterrence and diplomacy in response to Russia’s military buildup on the border of Ukraine, from the White House in Washington, U.S., February 18, 2022. REUTERS/Kevin Lamarque

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shtetet e Bashkuara “kurrë, kurrë, kurrë” nuk do ta njohin përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin në Ukrainë”, tha presidenti Joe Biden.

Deklaratat e Biden u bënë para fjalimit të ditës së sotme (30 shtator) që pritet të mbajë Vladimir Putin, i cili pritet të deklarojë se katër rajone të Ukrainës po i bashkohen Rusisë.

Kremlini thotë se Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson votuan për t’u bashkuar me Rusinë në referendumet e fundit.

Por Ukraina dhe Perëndimi i kanë hedhur poshtë votat si një mashtrim. SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë si rezultat i aneksimit.

“Shtetet e Bashkuara, dua të jem shumë i qartë për këtë, kurrë, kurrë, kurrë nuk do t’i njohin pretendimet e Rusisë për territorin sovran të Ukrainës,” tha Biden.

Të enjten, presidenti rus nënshkroi dy dekrete që njohin Zaporizhzhia dhe Kherson si territore të pavarura, duke hapur rrugën për aneksimin e tyre.

Dokumentet, të shpërndara në mediat shtetërore ruse, thonë se pavarësia e dy rajoneve po njihet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe “të sanksionuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka thënë se çdo aneksim i territorit të një vendi bazuar në përdorimin e forcës shkel Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.

Në një telefonatë me Putin, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj planit. Ai i bëri thirrje liderit rus që të ulë tensionin dhe t’i japë negociatave të paqes me Ukrainën një tjetër shans, sipas një zëdhënësi.

Turqia, së bashku me OKB-në, ka ndërmjetësuar në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në të kaluarën  me sukses në arritjen e një marrëveshjeje për të rifilluar eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Kjo skenë është një përsëritje e aneksimit nga Rusia të gadishullit jugor të Krimesë në vitin 2014, i cili gjithashtu pasoi një referendum të diskredituar. Ky aneksim nuk është njohur kurrë nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar.

Etiketa: BidenRusia

Lajme të lidhura

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës
Botë

Mjekët japin alarmin për shëndetin e Trump: Ka rrezik, pavarësisht stilit aktiv të jetesës

15:35 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur
Botë

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

15:10 - 24/08/26
“Përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë shkatërruese”, Presidenti iranian: Ofrojmë garanci për programin bërthamor
Botë

Presidenti iranian: Marrëveshja me SHBA mbete mënyra më e mirë për t’i dhënë fund tensioneve

21:30 - 23/08/26
Para
Askush nuk e kishte menduar, ky është mëngjesi që Ajnshtajni hante gjithmonë

Askush nuk e kishte menduar, ky është mëngjesi që Ajnshtajni hante gjithmonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje. Një krim i...

Lexo më shumë
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com