GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bido publikon dokumentin: Janullatos me pasaportë diplomatike greke

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Krishti u Ngjall”/ Kryepeshkopi Anastas Janullatos uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Arkivave të Shqipërisë ka publikuar një foto që sipas tij është e pasaportës diplomatike greke me të cilën është pajisur Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

“A e di ti që kryepeshkopi Anastas është diplomat grek me pasaportë? Për këdo që pyet pse Kryepeshkopi Anastas pranon e viziton vetëm të burgosurin Beleri dhe jo Dakon, Goron, Kokën e çdo politikan tjetër ortodoks që kalon të njëjtat vështirësi, ndoshta nuk e ka parë asnjëherë këtë dokument, pasaportën e tij diplomatike greke, që në fakt e ka vendosur vetë në databaza publike shqiptare, por që mediat nuk e kanë publikuar kurrë, edhe pse janë të gatshme të publikojnë çdo detaj të nacionalizmit politik grek”, shkruan Bido në një postim në rrjetin social FB.

Sipas tij, kjo pasaportë diplomatike i është dhënë Janullatosit – i cili është shtetas grek – në kundërshtim me ligjin. “Ligji 4781/2021 grek për pasaportat diplomatike, si dhe paraardhësi i tij, përcaktojnë në mënyrë të kufizuar pozicionet që më Greqi kanë të drejtë të marrin pasaportë diplomatike greke, ku në asnjë moment nuk përcaktohet kleri i Kishave jashtë Greqisë. Përjashtimin mund ta bëj vetëm ministri i Jashtëm grek, për personel diplomatik, ushtarak a të shërbimeve sekrete. Ndaj, me të drejtë lind pyetja si ai e ka këtë pasaportë?”, shkruan Bido.

Bido thotë gjithashtu se Kryepeshkopi nuk e përdor asnjëherë pasaportën shqiptarë të dhënë nga Ilir Meta. “Sipas enturazhit të vet, vijon përdor vetëm pasaportën diplomatike greke, duke thyer rekordin si diplomati më jetëgjatë grek në Shqipëri, teksa në ambasada e konsullata, mbajtësit e pasaportave diplomatike ikin e vijnë”.

Reagimi i Bidos erdhi pas një fotografie të publikuar në media, ku Fredi Beleri, i shoqëruar edhe nga Petro Gjikuria, pozon në krah të Kryepeshkopit Janullatos.

“Kur Beleri, që dikur dilte krah më krah me kreun e Agimit të Artë në Greqi, na thotë se Kryepeshkopi Anastas ka punuar për minoritetin dhe i ka dhënë Belerit kurajë të tejkalojë sfidat e gjyqit për vjedhje votash, nuk kemi asnjë arsye të mos e besojmë. Fundja, a nuk është vetë kryepeshkopi Anastas i zgjedhur jashtligjshmërisht peshkop në Greqi nga një Sinod i Shenjtë i jashtëligjshëm i instaluar nga Junta ushtarake e ekstremit të djathtë në fundvitet ‘60, i lënë pa asnjë peshkopatë deri në 1990 për shkak të zgjedhjes së jashtëligjshme deri sa u katapultua në Tiranë me mbështetjen e disa politikanëve shqiptarë, kundër dëshirës së besimtarëve të këtushëm? A nuk është ai që nuk ka thënë kurrë “ortodoks shqiptarë”, por ka folur për pakica e shumë etni në Kishën më homogjene, ku mbi 90% janë shqiptarë ortodoksë? Të zgjedhurit e ekstremit sot u bënë bashkë!”, shkruan Bido.

Etiketa: Ardit BidoJanullatos

Lajme të lidhura

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar
Aktualitet

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje
Aktualitet

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Para
Korçë, një tjetër e mitur bëhet nënë, mjeku apel për kujdes

Korçë, një tjetër e mitur bëhet nënë, mjeku apel për kujdes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar
Aktualitet

Aktivisti Mirjan Aliaj: Rama rrethohet nga qeveria e krimit dhe mbahet në pushtet nga një kastë e inkriminuar

20:26 - 11/09/26

Aktivisti Mirjan Aliaj ka hapur protestën e 104 kundër qeverisë, duke deklaruar se “armiku i përbashkët i të gjithë qytetarëve...

Lexo më shumë
Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

Trafik droge nga Kolumbia, mes shqiptarëve të arrestuar në Greqi, edhe i kërkuari nga Tirana për vrasje

20:25 - 11/09/26
“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com