Një ngjarje e pazakontë për ekipin propagandistik të qeverisë Rama ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shihet të ketë rënë faqja zyrtare e Facebook-ut të kryeministrit.
Me një klick të thjeshtë në Facebook shihet që faqja e kryeministrit nuk është e disponueshme në kompjuter, ndërsa në telefon hapet lehtësisht.

Ditën e sotme Rama pritet të takojë Presidenten e Komisonit Europian Ursula von der Leyen, në kuadër të takimit që ajo do të zhvillojë me liderët e Ballkanit Perëndimor.