GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bie miti i Çet Kastratit, rruga e Rinasit rikthehet në normalitet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie miti i Çet Kastratit, rruga e Rinasit rikthehet në normalitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi për të kthyer rrugën e Rinasit vetëm me një sens lëvizjeje nga Tirana drejt Fushë-Krujës dhe jo anasjelltas siç ishte më parë nuk ka qenë vetëm një mendim i ARRSH-së për lehtësimin e lëvizjes, por mësohet se ka qenë një ndikim i drejtpërdrejtë i biznesmenit Shefqet Kastrati te kryeministri Rama.

Biznesmeni i njohur për lidhje të ngushta me qeverinë aktuale, bashkë me një grup banorësh kishte kërkuar për interesat personale pranë qeverisë që rruga e Rinasit të jetë vetëm me një sens lëvizjeje dhe jo anasjelltas, siç ka funksionuar që në ditën e parë të krijimit të saj. Këto interesa lidhen ngushtë, jo vetëm me pikat e karburantit që ai zotëron, por së pari për koncesionin e aeroportit të Rinasit. Në këto kushte, ARRSH vendosi me pretendimin për lehtësimin e trafikut, që ajo rrugë, nga Qafë Kashari të përdoret vetëm në drejtim të Fushë-Krujës dhe jo në kahun tjetër. Të gjithë shtetasit që vinin nga veriu në drejtim të Tiranës duhej të përdornin rrugën e Vorës, ose të Kamzës për të mbërritur në kryeqytet.

Ky vendim, jo vetëm që shkaktoi trafik të rënduar, por solli dhe shumë probleme për banorët e Rinasit, të cilët prej katër ditësh u hodhën në protestë, duke bllokuar komplet këtë rrugë. Argumenti kryesor i tyre ishte se kjo shkaktonte probleme në përditshmërinë e tyre, për fëmijët në shkollë, për marrjen e shërbimeve mjekësore, për kryerjen e pazareve të ditës e deri te kujdesi për bizneset dhe tokat e tyre bujqësore.

Megjithatë, kur një protestë është e pastët për nevojat qytetare, pa ndërhyrje politike, ashtu siç ishte dhe kjo e banorëve të Rinasit, atëherë bien edhe mitet. Kështu duket se ka rënë edhe miti i Çet Kastratit, i cili ishte i vetmi që përfitonte nga ky vendim absurd i ARRSH-së, që për interesa okulte tentoi t’i hidhte hi syve të qytetarëve, me pretendimin se kjo bëhet për të lehtësuar trafikun. Por janë dashur vetëm katër ditë protesta për të rrëzuar këtë vendim absurd dhe për të sprapsur oligarkët e Ramës.

Etiketa: Çet KastratiKryesore1rruga e rinasit

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
A do të miratoni një president që del nga PD? Balla: E gabuar, nëse do ishte…

A do të miratoni një president që del nga PD? Balla: E gabuar, nëse do ishte...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com