GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bie në pranga një 45-vjeçar në Durrës, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

08:48 - 21/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie në pranga një 45-vjeçar në Durrës, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Tatani 45-vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” është arrestuar nga Policia, këtë të premte.

Arrestimi i 45-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Sipas policisë Tatani dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.

Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e Sokol Tatanit drejt Italisë.

Durrës/ Informacion

Finalizohet operacioni policor “Last Coffee”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me agjentët e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Coffee”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në një kafene në lagjen nr. 16, Durrës, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Sokol Tatani (Isteri), 45 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pizës/Itali e ka dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe autoritetet gjyqësore në Bari/Itali kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ky shtetas dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002 ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Etiketa: Durres

Lajme të lidhura

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield
Breaking Views

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Para
Studentët kërkesë drejtuar MAS për përgjysmimin e tarifave shkollore

Studentët kërkesë drejtuar MAS për përgjysmimin e tarifave shkollore

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com