GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bie prodhimi i birrës, prodhuesit vendas nisin shkurtimin e punonjësve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fabrikat e birrës po shohin transferimin e prodhimit në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Birra vendase vijon të humbasë konkurrueshmërinë, për shkak të çmimeve më të larta se birra e importit, e ndikuar nga kostot e larta prodhuese.

Për muajt janar-korrik prodhimi vendas sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave është ulur rreth 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Në 7 muaj janë prodhuar 18,9 milionë litra birrë nga 23,5 milionë litra birrë që u prodhuan vjet.

Në pikun e sezonit turistik operatorët raportojnë rënie të konsumit të birrës dhe për shkak të papërballueshmërisë së kostove kanë nisur shkurtimin e punonjësve.

Një prodhues tha për Monitor se krahasuar me vjet nga janari deri tani konsumi është tkurrur 30% duke i vendosur kompanitë përballë riskut të falimentimit. Për këto arsye ka shkurtuar 10% të punonjësve.

Tkurrje të konsumit krahasuar me vjet konstatohet edhe nga prodhuesit e birrës “Stela”, “Elbar” dhe “Puka” të cilët shtojnë se ardhja e turistëve të huaj nuk po rikuperon konsumin.

Çmimet më të larta të birrës vendase kundrejt disa birrave importuese sipas prodhuesve kanë ndikuar në rënien e konsumit.

Fabrikat prodhuese pohojnë se disa marka të huaja birrash, si: “Peja”, “Peroni”, “Niksic” dhe birra gjermane “Welfbrau” po shiten 4 deri 5 lekë më pak se birrat vendase.

Kompanitë vendase theksojnë se nuk mund të dalin me çmime më të lira, pasi kostot fikse të prodhimit janë të larta. Në këtë situatë ata pohojnë se vetëm rikthimi i akcizës me fashë do të mbronte prodhimin vendas.

“Prodhuesit vendas nuk mund të dalin me çmime më të lira, pasi kostot fikse janë tepër të larta. Prodhuesve të mëdhenj u pjesëtohen kostot për më shumë njësi.

Kjo ishte arsyeja përse ekzistonte fasha e akcizës dhe arsyeja përse shumë shtete të tjera aplikojnë fashën në akcizë. Pra fasha funksiononte si një rregullator.

Gjithashtu prodhuesit më të mëdhenj përfitojnë çmime më të ulëta të lëndës së parë, pasi blejnë më shumë sasi”, pohon administratori i fabrikës së birrës “Stela” Enzo Panteqi.

Për rënie të konsumit të birrës vendase më herët pohoi edhe Kryetari i Shoqatës së Birrës Vendase dhe të Mikronjësive Artizanale, Xhimi Begeja.

Sipas tij, edhe pse çmimet kanë mbetur të pandryshuara dhe se birrat artizanale vijojnë të kërkohen më së shumti nga turistët e huaj, krahasuar me vjet, shitjet janë më të ulëta.

Por ndryshe ka ndodhur me birrën e importit vijojnë të zgjerojë terrenin në tregun shqiptar duke zënë 62% të konsumit për muajt janar-korrik 2023.

Sasia e importit për këtë periudhë u rrit rreth 9% krahasuar me vitin e kaluar. Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për 7-mujorin, në tregun shqiptar kanë hyrë 30,3 milionë litra birrë, kundrejt 27,9 milionë litra që u importuan vjet.

Njëzëri prodhuesit vendas kishin paralajmëruar disa herë se dyfishimi i akcizës jo vetëm do të rriste peshën e birrës së importit në treg, por do të çonte drejt falimentimit industrinë vendas.

Tashmë prej gati 7 muaj nga nisja e zbatimit të akcizës 710 lekë/Hl prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove nga akciza dhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.

Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj./Monitor

 

Etiketa: birrapunonjesshkurtime

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 28 Gusht 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com