GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bie turizmi në Bruksel

14:12 - 01/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bie turizmi në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse vera që po lëmë pas gjallëoi turizmin e goditur nga pandemia në shumicën e vendeve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brukselin. Qendra turistike e kryeqytetit belg ka humbur më shumë se 70% të qarkullimit të saj në krahasim me verën e vitit 2019″. Fabian Hermans, administrator i Federatës Horeca Bruksel, thotë se qyteti i ngjante një shkretëtire gjatë muajve të verës.

Brukseli është bosh nga turistët, si në koma artificiale. Ka karrige nga të kthesh sytë, por asnjë klient nuk ulet në to. Është një katastrofë!

Edhe shoqata e hotelierisë raporton të njëjtin realitet të zymtë. “Shkalla e prenotimit për muajt korrik dhe gusht është 25% dhe 28%, përkundër 79% dhe 68% në vitin 2019”, vëren Rodolphe Van Weyenbergh, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Hoteleve në Bruksel (BHA). “Situata është e papërballueshme. Nga fillimi i vitit 2021 deri në fund të gushtit, rënia në total e qarkullimit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 është 80%,” shton ai.

Qarkullimi aq i zymtë sa moti

Turizmi duket se është goditur në mënyrë të veçantë nga puna në distancë. “80% e hoteleve të qytetit varen nga klientët ndërkombëtarë dhe turizmi i biznesit”, nënvizon Van Weyenbergh. “Përpara se puna dhe takimet në distancë të bëheshin normë, udhëtarët e biznesit mbushnin hotele dhe argëtoheshin në restorante dhe bare në Bruksel. Por, sot, kompanitë i kufizojnë konferencat dhe seminaret e tyre në minimum”, thotë Hermans. Turistët belgë, nga ana e tyre, preferojnë bregdetin para kryeqytetit.

Përveç krizës shëndetësore dhe rreziqeve të saj, edhe moti ka luajtur rol negativ. “Midis rihapjes së restoranteve më 8 maj dhe 5 gusht, kishte 78 ditë rresht me shi, përfshirë 26 ditë me stuhi,” thotë Hermans.

Perspektiva për shtatorin nuk është më e mirë. Shkalla e prenotimeve për fillimin e vitit shkollor luhatet midis 8% dhe 10% kundrejt 20% në kohë normale.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Pagat e gjithë skuadrës/ Ja kush është lojtari më i paguar te Barcelona pas largimit të Messit

Ndryshohen numrat te Barcelona, zbulohet kush do e mbajë 7-ën e Griezmann

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com